Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare kudo qe jane(ju lutem lexojeni) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12257)
Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare kudo qe jane(ju lutem lexojeni)
Te nderuar studente shqiptare kudo qe ndodheni!
Jam I vetedijshem se ne ndryshim me nje pjese te madhe te sdudenteve te botes secili nga ne ka patur veshtiresi shume te medha ne jeten e tij studentore, duke filluar me kushtet e papershtatshme te mesimit, mungesen e librave dhe kufizim te marrjes se informacionit, duke vazhduar me kapacitetin intelektual te disa mesueseve, profesorave e pedagogeve I cili le per te deshiruar e duke mbaruar tek me e rendesishmja ajo e padrejtesive dhe e korrupsionit ne vendosjen e notave dhe marrjen e provimeve. Keto ishin disa nga lista e pafund e problemeve qe na kane shoqeruar vit pas viti por qe nuk ja kane arritur te na bejne qe te heqim dore nga ajo qe gjithmone kemi enderruar. Gjithesesi nuk po zgjatem me shume por po dal drejt e ne teme. Aresyeja pse une vendosa ta shkruaj kete komunikate eshte se sebashku me disa nga shoket e mi te cilet studiojne ne Shqiperi, Amerike, Angli, Turqi, Itali Bullgari etj. Kemi vendosur qe te krijojme nje organizate studentore e cila te trjajtoje dhe te zgjidhe probleme nga me te ndryshmet qe na shqetesojne ne si studente. Meqenese shumica jone jemi larg shqiperise e gjitha do te nise me hapjen e nje faqe (site) interneti e cila do te jete e pasuruar me nje larmi informacioni ku studentet shqiptare do te gjejne cdo gje qe deshirojne. Ndersa me vone, nese cdo gje do shkoje ashtu sic e kemi planifikuar do te hapim nje zyre tonen ne Tirane por kjo do te ndodhe vetem nese cdo gje shkon sipas parashikimeve. Sic e shihni dhe vete ky projekt eshte ne fazat e tij fillestare dhe ne po kerkojme per me shume bashkepunetore te cilet te na ndihmojne dhe te na japin ide se si mund ti organizojme gjerat ne menyre qe te gjithe sebashku te arrijme te krijojme dicka fantastike dhe mjaft te domosdoshme.
Kush deshiron te marre pjese ne kete projekt I lutem qe te dergoje nje email ne kete adrese goni4eva@yahoo.co.uk e cila do te jete vetem e perkohshme deri ne nje lajmerim te dyte.
Kush te shkruaj email I lutem te thote Emrin, Mbiemrin, vendin ku studion, degen qe studion dhe moshen.
Gjithashtu I mirepresim keshillat dhe sygjerimet tuaja!
Ju faleminderit te gjitheve
Agroni
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.