Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Shqipja qe lindi gjuhet indoeuropiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12647)


Postuar nga kontinenti datë 17 Nëntor 2006 - 07:25:

Shqipja qe lindi gjuhet indoeuropiane

Teuta Llalla
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë gjuha më e vjetër e Europës - (shih më poshtë figurën e gjuhëve)

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane?
Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.
Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!
Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?
Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.
Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.
Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.
Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.
Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.
Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.
Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.
Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane.
Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.
Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.
Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.
Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.
Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.
Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.
Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.
Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.
Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.
Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalëm shqipe.

Teuta Llalla


  Gjithsej 35 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.