Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dido° (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1327)


Postuar nga Dido° datë 12 Qershor 2003 - 15:47:

kerkoj nje rrenje!

Cdo frymemarrje, cast, ore
ka nje skadence,
ashtu si dhe udhetimi i shkrete ne mes se zbrasetise
se endrrave t e vrara pameshirshem

shpirti im eshte i bardhe, i hapur
per cdo ritem, cdo rikthim.
korruptohet e shkreta shigjete ne parabola te frikshme
nese graviteti i ndjenjes
humbet ekuilibrin mes loteve.





une per qender cuditerisht kerkoj nje rrenje,
nje hene stellare
me krahe te kufijshem e pakufishem
qe te shendrise te gjitha qelizat njeheresh
.
Kerkoj ate energji totale ne buzeqeshjen qe njeh
gjithe mekanizmat dhe ligjet e trurit tim,
buzeqeshjet dhe prekjet e tua

qe vazhdimesisht me cojne drejt universit
te trishtimit ku jetoj nga gjithmone
pa e ditur kur do te vish.


  Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.