Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)
Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin!
Si shume paradokse te vendit tone te gjore(prej 80 vjet me pare disa te huaj,njohes te mire te Shqiperise e therrisnin mes tyre Absurdistan), e Majta Shqiptare ka ne krye te saj nje njeri qe s'ka asgje te perbashket me idealet e se Majtes Europiane.Ky eshte Edvin Kristaq Rama.
Ish-basketbollisti i Dinamos dhe pedagogu eksentrik i Institutit te Larte te Arteve,u shfaq ne jeten politike shqiptare me rivelacionet e guximshme kunder Enver Hoxhes,ne vitin 1991.Gjuha e tij e ashper dhe e drjtperdrejte kunder fenomenve me te felliqura te Diktatures,ngjalli admirimin e mases te te rinjve ,qe kishin vite qe flisnin me njeri tjetrin,per te njejtat gjera.
Disa muaj me pare,ne dhjetorin e 1990,kur ishte ngjitur ne Qytetin e Studentit si shume pedagoge te tjere,Rama nuk i ishte bashkuar grupit udheheqes te PD te posaformuar,pasi shihte se vendet drejtuese tashme ishin zene.
Rama vazhdoi te shkruaje dhe te flase ashper kunder Ramiz Alise dhe sherbetoreve te tij,duke qene ndoshta pena me ekstreme ne goditjen e komunizmit te perenduar.Keshtu,ne rrethet politike dhe intelektuale te Tiranes,E.Rama cilesohej si intelektuali rebel dhe radikal,por e pamundur per tu perfshire ne PD,si pasoje e drejtimit autoritar te S.Berishes.
(vijon)
Gjithsej 124 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.