Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Rreth konceptit " Qendrueshmeri " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14640)


Postuar nga Tulipani datë 04 Tetor 2007 - 22:30:

Lightbulb Rreth konceptit " Qendrueshmeri "

 
"Çdo brez duhet të zgjidhë detyrat e tij pa ua lënë ato barrë brezave pasues – kjo është ideja bazë e zhvillimit të qëndrueshëm. Këtu përfshihet shprehimisht edhe perspektiva globale."    Gerhard Schröder


 
Rreth konceptit Qëndrueshmëri

Koncepti i qëndrueshmërisë e ka origjinën në ekonominë pyjore dhe nënkupton menaxhimin e pyjeve, në mënyrë të tillë që fuqia prodhuese e pyjeve dhe prodhimi përkatës në dru të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, që të mundësohet në mënyrë afatgjate një prodhim druri sa më i lartë i mundshëm dhe njëkohëisht toka dhe zona përreth të mos dëmtohen. Kështu p.sh. gjithmonë pritet një sasi e caktuar drurësh në mënyrë që të jetë i mundur ripyllëzimi. Si tezë teorike mund të formulohet: të jetojmë me prodhimet, jo me substancën e tyre!

Përkufizimi i Komisionit Brundtland

Ky parim ekologjik mund të jetë i vlefshëm për resurse dhe eko-sisteme nga më të ndryshmet deri te atmosfera e tokës, dhe gjithnjë bëhet fjalë për një shfrytëzim burimesh me të ardhme. Parimi i qëndrueshmërisë është përkufizuar në vitin 1987 në mënyrë shumë të përgjithshme dhe deri më sot me shumë efekt nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara nën drejtimin e ish-Kryeministres norvegjeze Gro Harlem Brundtland: "T’u përgjigjesh nevojave të brezit të sotëm, pa rrezikuar mundësitë e brezave të ardhshëm, për të përmbushur nevojat e tyre."
Në këtë përkufizim mbështeten të gjitha përpjekjet e mëpasshme të politikës ndërkombtare për mjedisin, pikërisht procesi i iniciuar në Konferencën e Rios në vitin 1992 dhe i vijuar në konferencat, që ndoqën pas saj, së fundmi në Konferencën në Johannesburg 2002.

Shtrirja e konceptit

Në këtë proces ideja e qëndrueshmërisë shënoi një shtrirje të gjerë në drejtimin e një "trekëndësh të magjishëm qëndrueshmërië", i cili përfshin krahas ekuilibrit ekologjik edhe këndet e "sigurisë ekonomke" dhe të "drejtësisë sociale". Në mbrojtjen e mjedisit në nivele të ndryshme  - duke nisur nga lokali deri te globali – ka objektiva të ndryshme. Kjo ka ndikuar shumë keq në qartësine e konceptit, gjë që e shty Drejtorin Ekzekutov aktual të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) njëkohësisht ish-Ministër Gjerman për Mjedisin, të thoshte: "Kur nuk të bie më asgjë tjetër ndërmend flet për ,zhvillimin e qëndrueshëm'."

 



nga UNESCO


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.