Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalor letrar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14728)


Postuar nga Pellumb Syku datë 19 Tetor 2007 - 19:18:

Fjalor letrar.

Cfare eshte EPITAFI
.

.

..............EPITAPH latin (ἐπιτάφιος Gr) është një kategori e caktuar e artit të shkruar.

.
............. Në kuptimin klasik, i korespondon një shkrimi mbi gurin e varrit, zakonisht i shkruar në vargje, me apo pa rimë. Epitafi mund të jetë edhe në formë proze.

.
............Në kuptimin më të gjërë , në art mund të krijohen epitafe edhe në poezi, artin fotografik, apo forma te tjera, por gjithmonë është e nevojshme, që kjo kategori të shprehë një përmbledhje aforike dhe të sofistikuar të një femomeni të caktuar, I cili ka pësuar thërmim, thyerje dëmtim... P.sh., një epitaf fotografik mund te jetë perëndimi i djellit mbi një plazh të lënë pasdore, mbasi janë larguar plazhistët etj, etj.

.
.............Në rastin konkret, në poezi pra, epitafi presupozon finalen e një uverture poetike, e cila mund te jetë një dashuri e mbyllur, një vdekje e hidhur apo edhe një varr i mbuluar nga një trëndafil. Duhet gjithmonë të bëhet fjalë për një krijim, një ngjizje të re të elementeve të mbetura nga një tallaz shpirtëror.

.
.............Unë pashë një shpjegim të këndshëm që bleta puntore ka bërë dhe po ashtu duke pasur respektin maksimal për pjësmarrjen tuaj, mendova se nuk do të ishte e nevojshme që të bëja këtë koment.

.
.............Në fakt tani ndihem më i qetë.
.............Faleminderit “kotka”, që më çlirove nga ky pozicion i pafavorshëm.

DXP







Ky shpjegim mjaft i plote dhe i kuptueshem me dha idene e krijimit te kesaj teme; prandaj kush eshte i/e afte per te tjera shpjegime te termave letrare
le ti shkruaje ato ne menyre te thjeshte.
Mendoj se do ishte nje gje pozitive per forumin.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.