Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Maqedonia; Dridhe Like, bej Trike! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15356)


Postuar nga DORALBANI datë 02 Shkurt 2008 - 03:43:

Maqedonia; Dridhe Like, bej Trike!

Shkupi propozon heqjen e vizave

Autoritetet e Shkupit thonë se do t'i propozojnë Shqipërisë heqjen e plotë të vizave mes dy vendeve.
Propozimi pritet t'u bëhet autoriteteve të Tiranës në kuadër të marrëveshjes së re që duhet të nënshkruajnë dy vendet.

Këtë e ka bërë të ditur Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së në pushtet në Maqedoni dhe zëdhënësi i qeverisë, Ivica Boçevski.

Marrëveshja e re mes dy vendeve do të duhet të firmoset nga dy kryeministrat, Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha.

Nëse nënshkruhet, marrëveshja për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi pasi të jetë miratuar më parë nga parlamentet e të dy vendeve.

Deri atëhere, shtetasit e Shqipërisë do të marrin vizë maqedonase në kufi.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.