Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Projektimi i informatave planetare në sferë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15731)


Postuar nga NoThInG datë 18 Prill 2008 - 02:08:

Projektimi i informatave planetare në sferë

Sistemi i ri për projektimin e informatave planetare në sferë do t'a mundëson vëzhgimin e Tokës, uraganeve si Katrina, apo Marsin me vullkanet më të mëdha në sistemin tonë Diellor. Ky sistem quhet "Science on a Sphere". Kjo sferë e ndërtuar nga fibrat e qelqit, me diametër afro dy metra, tregon pamje nga katër projektorët e vendosur përrreth.

Sistemi është zhvilluar për nevoja edukative nga Earth System Research Laboratory e National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA).

Sistemi është duke fituar popularitet në radhet e shkencëtarëve sepse është shumë efikas për t'i thithur sasirat e mëdha të informatave mbi planet.

Pamjet e projektuara janë dy dimensionale dhe janë të bashkuara me shënimet e marrura nga objektet sferike si planetet dhe hënat. Sistemi pastaj i sinkronizon këto pamje duke krijuar prezantime të animuara të cilat ofrojnë pamje vizuele të shënimeve të mbledhura.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.