Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Deri më 2011 tejkalohet zetabajti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15737)
Deri më 2011 tejkalohet zetabajti
Askush nuk e di se si erdhi deri tek kjo shifër, por në IDC kanë llogaritur disi se njerëzimi deri në vitin 2011 do të krijojë 1.8 zetabajtë të dhëna. Do të jetë kjo një rritje dhjetëfish e sasisë së të dhënave në krahasim me shifrat aktuale, të cilat flasin për 281 eksabajtë përmbajtje të shpërndara nëpër data qendra, hard disqe shtëpiake, laptopë, kartela memorike, media optike, dhe të ngjashme. Në krahasim me një vit më parë, sasia e të dhënave digjitale është rritur për 56 për qind, ndërsa kontribuesit më të mëdhenj për këtë janë websajtet sociale.
Sipas po këtij raporti, vetëm këto sajte deri më 2011 do të mund të rriten në 1 ZB të dhëna. Një eksabajt është 1.000.000 terabajtë, që do të thotë se për këtë sasi ju nevojiten vetëm një milion hard disqe të kapacitetit më të madh sot. Nëse mund të mbledhni një miliard disqe prej 1 TB, atëherë do të keni hapësirë prej një zetabajti, natyrisht me kusht që prodhuesit të mos mashtrojnë për sasinë e vërtetë të hapësirës pas formatizimit.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.