Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Lajmet e fundit...
Shkoder, kamioni me 10 persona bie ne humnere, vdes në spital 55-vjecarja...
Shenohet viktima e pare e aksidentit te ndodhur rreth ores 11:00 minuta në aksin Shkodër-Vizë në km 15, ku nje kamion me 10 persona ka rene ne humnere. 55-vjecaria Katrina Coba, nderroi jete rreth ores 13:40 ne spitalin e Shkodres si pasoje e plageve te renda te shkaktuara nga aksidenti. Ne kamionin prone e nderrmarrjes Rruga-Ura, udhëtonin 8 punetore si dhe dy pasagjere te rastit. Te plagosurit ndodhen ne spitalin e Shkodres.
Ka ndërruar jetë në spital një nga 10 personat e aksidentuar sot në Shkodër.Katrina Çoba, 55 vjeç, ndërroi jetë rreth orës 13:40, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë”. 55 vjeçarja Çoba ishte një nga katër personat që ndodheshin në gjendje kritike për jetën, ndërsa gjashtë të tjerët ndodhen jashtë rrezikut.Aksidenti i rende automobilistik ndodhi mesditen e sotme ne aksin Shllak-Postribe.Kamioni Fiat Iveco, me targa SH 6133 C, ne te cilin udhëtonin 10 pasagjere, mes tyre 8 punetore te ndermarrjes Rruga-Ura ne Shkoder dhe 2 gra pasagjere,nje prej te cilave humbi jetën doli nga rruga pranë vendit të quajtur Drisht duke rënë 200-300 metra poshte ne humnere.
balkanweb.com
Gjithsej 3316 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.