Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2008 - 23:28:

Enciklopedi e vogel e filmave italiane

In nome del popolo italiano (1971)

Nje monument i vertete i firmosur nga Dino Risi (regjizori qe me vone beri sukses dhe ne Amerike). Skenaristet Age/Scarpelli kane bere nje pune te detajuar per te zhveshur me ironi kulturat kontradiktore te biznesmenit te madh dhe gjykatesit te thjeshte. Eshte e pamundur mos te shkoje mendja tek Shqiperia dhe aktualiteti i shume situatave politiko ekonomike. Shikuesi do marre dicka me vete nga ky film dhe do e gjeje veten te ndryshuar ne fund te filmit.

Dy kolonat aktoriale jane Ugo Tognazzi dhe Vittorio Gassman. I pari ne nje rol gjykatesi, ndryshe nga figurat komike gjysem femerore te interpretuar ne filma te tjere. I dyti si gjithmone i zoti ashtu si ne shume bashkepunime te tjera me regjizorin Dino Risi. Ky i fundit ndoshta e lidh filmin me zhgenjimin personal mbi Italine qe e detyron ne ato vite te emigroje ne Amerike. Dino Risi eshte larguar nga Italia sepse shteti vuri disa ligje te vecanta mbi financimin dhe prodhimin e filmave, ku filmi mund quhej italian vetem nese kishte nje perqindje te caktuar aktoresh dhe stafi. Nese nuk gabohem edhe financimi i jashtem u implikua ne ato ligje. Megjithate merita kryesore i mbetet skenaristeve (Furio Scarpelli, Agenore Incrocci), te cilet kane punuar bashke per dhjetra filma duke u bere dora kryesore e krijimtarise kinematografike te atyre viteve.

Nje permbledhje episodesh:


Nje citim nga filmi:
"La peggior forma di prepotenza e quella che si avvale del potere concesso dalla colletivitÃ_"
(Forma me e keqe e prepotences eshte ajo qe perdor pushtetin qe i jep komuniteti)


  Gjithsej 170 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.