Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16291)
"Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.
"Shpirt",
U vesha dhe u zhvesha...
Vellon e nuserise tek provoja,
Trupi vec me rrenqethej,
Ty tek te imagjinoja...
Ne krahet e mallit Shpirt,
me fort se kurre te shtrengoja...,
Nje gote vere te kuqe rrekelleva,
Vec Ty te imagjinoja...
Gishterinjte kercisja,
Dhembet shtrengoja,
Syte me ishin bucatur nga te qarat;
Cdo nate Ty te kujtoja...
Enderra me nuk kisha.
Lutjet me ishin mbaruar.
Priftin doja ta vrisja,
Qe pranoi per te me martuar!
Dritaren lehte hapa.
Komshinjte ishin ne gjume.
Nuk kishte drite ndezur,
Ne lagjen ku banoja une.
Ty te imagjinoja...,
Me dukeshe sikur te kisha prane.
Buzet fort kafshova,
Per pak zgjova babane!
Te ftoj ne darsem Shpirt!
Me yjet le te vallezojme.
Hena do te na mbuloje trupin e djersitur,
Prej afshit te dashurise sone...
Enya, august 24, 2008
Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.