Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Shkarkohet nga puna për shkak të hyrjes në Islam (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16485)


Postuar nga arijet datë 16 Tetor 2008 - 14:06:

Exclamation Shkarkohet nga puna për shkak të hyrjes në Islam

E dija se fjala Islam do të thotë dorëzim , por u mahnita kur pranova atë qe besoj se është një prej thirrjeve nga Zoti në jetën time, dhe kjo thirrje e papritur ishte thirrja për tu dorëzuar duke e thënë Shehadetin.


Peshkopi Xheralin Volf nga Dioçeza e Roud Ajllandit të SHBA-ve ka ndaluar priftëreshën Ann Holms Reding për të vazhduar detyrën e saj për shkak të hyrjes së saj në Islam.

Sipas kanonit Episkopal, nëse ajo nuk rikthehet në besimin e saj të krishterë, ajo do të shkarkohet nga detyra e saj si priftereshë.

Në lajmërimin për ndalim thuhet se dioçeza ka vendosur se Dr. Reding ka braktisur Bashkësinë e Kishës Episkopale pas pranimit të saj në një bashkësi jashtë asaj të Kishës Episkopale. Peshkopi konfirmoi vendimin.

Sipas lajmërimit për ndalim, të datuar 30 Shtator 2008 dhe e nënshkruar nga peshkopi, "Dr. Reding ka pranuar qe ka dëshmuar Shehadetin për të hyrë në Islam."

"Shehadeti" është thënie nga Kur'ani që përkthehet nga gjuha Arabe në atë Angleze si "Nuk ekziston Zot përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguar i Zotit," tha Tomas Ferguson ndihmës për marrëdhënie ndër fetare në kishën Episkopale, gjatë një interviste.

"Thënia e Shehadetit, me qëllimin për të u bërë musliman, në prani të së paku dy personave, është se si njeriu hyn në Islam. Kjo gjithashtu është pjesë e lutjeve ditore në Islam," tha Ferguson.

Njohuritë e saj për Islamin Dr. Reding i morri pas ardhjes së saj në Katedralen e Shën Markut në Sietëll, si drejtoreshë e formësimit të besimit dhe ripërtrirjes në vitin 2001.

Gjatë shërbimit të saj tek Shën Marku ajo tha në një intervistë, isha në krizë personale dhe duhesha të dorëzohesha. E dija se fjala Islam do të thotë dorëzim , por u mahnita kur pranova atë qe besoj se është një prej disa thirrjeve nga Zoti në jetën time, dhe kjo thirrje e papritur ishte thirrja për tu dorëzuar duke e thënë Shehadetin."


per me shum
http://www.episcopalchurch.org/81803_101582_ENG_HTM.htm


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.