Forumi Horizont | Gjithsej 103 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
" Mirë se vini në botën time të poezisë.."
Forumit..
Që ditën që të njoftëm,
në ty u infektuam,
nga ti mbetëm të mvarur,
e kurrë më su larguam!
Eh forum o forum
na mbyte e na
bëne shkrum...
Hynëm veç për një shkrim,
hymë veç për të thën një fjalë,
hapem një pseudonim,
e më s'po mundem kurrë me dalë..
Qeshim e shpesh hidhërohem,
nganjëherë mahi e fjalë,
me të tjerët njoftohem,
e s'mundem kurrë me u ndalë,
dikund shoqëri e miqë,
dikund njerëz që s'bëjnë hiç!
Disa të falin qeshje,
të tjerët puthje në heshtje,
disa dhe dashuri,
e disa edhe armiqësi.
Të tjerët pak shoqëri,
humor gaz e mahi...
Disa na përshëndesin,
kurse disa të tjerë na shajnë,
na ofendojnë,
e na përbuzin,
na fyejnë
me fjalë që toka si mbanë...
Dikush fat, shëndet e lumturi
ne jetë na uron..
Kurse dikush nga inati e xhelozia
veç na mallkon...
Eh forum o forum
u kënaqem
por kurrë s'bëm lum…
Na njofton me njerëz të ndryshëm
të kësaj bote...
Dallojmë shumë,
të mirë e të kqij,
ashtu si na ka fal zoti..
edhe pse nuk jem të njejtë
por të gjithë i takojmë kësaj toke...
Eh forum o forum
dikush të urren
e dikush të don shumë...
Ika prej teje dhe mendova
se s'do të kthehem më,
por ja sërish erdha tek ti,
dhe prapë vargje në ty po lë...
Eh forum o forum
kështu të lash
dhe prapë kështu të gjeta,
se di se si të arsyetohem unë tash,
pa i lexu të tjerët mbeta,
edhe pse nga shoqëria
u largova e di,
por kurrë si harrova,
në mendje i kisha gjithnji...
J'u përshëndes sërish pasë një rikthimi të ri e kohë te gjatë këtu,
dhe besoi se gjindeni shëndosh e mirë.
Kërkoj ndjesë për ikjen time.
Me respekt e përshëndetje sërish nga loti...
Gjithsej 103 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.