| Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- EULEX:UÇK ka pasur kampe torturash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16961)
EULEX:UÇK ka pasur kampe torturash
Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon, ka pohuar se EULEX ka marre informacione nga UNMIK-u për krime të kryera mbi civilet dhe për motive etnike nga ish ushtarët e UÇK-së në Kosovë:"Është shumë herët që të jap konkluzione për këto çështje por kemi marrë disa informacione nga UNMIK për vërtetësinë e informacioneve. Nuk kemi hyrë në këto detaje në diskutimet që kisha me autoritetet shqiptare, sepse vizita e pare ishte më shumë protokollare", u ka thënë Kermabon medieve në Shqipëri.(Shekulli)
Pas publikimit te nje raporti te BIRN online,diten e enjte,EULEX ka nisur hetimet per ekzistencen e kampeve te torturave ne veri te Shqiperise.Nese gjenden prova te mjaftueshme do te vijojne hetime zyrtare.
Raporti i publikuar ka konfirmuar faktin qe gjate dhe pas konfliktit te Kosoves ne vitet 98-99,shqiptare dhe jo-shqiptare civile, jane mbajtur,torturuar e vrarë perfundimisht.
Nje deklarate zyrtare nga misioni i departamentit për shtyp,leshuar menjehere pas raportit shton se "Eulex mund te konfirmoje se po mblidhen informacione mbi ekzistencen e te ashtuquajtures Yellow House,dhe mbi nje kamp koncentrimi.Yellow House ishte vendi ku serbeve u hiqeshin organet,me sa dyshohet,si pjese e nje operacioni te trafikimit te organeve".
EULEX ka mandat ekskluziv mbi hetimin e krimeve te luftes dhe krimit te organizuar ne Kosove.Misioni, i cili u be operativ ne 6 prill, perbehet nga rreth 1900 nderkombetar, perfshire oficere te doganave dhe te policise, gjykates e prokurore.
RAPORTI: Kliko
| Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.