Forumi Horizont Gjithsej 176 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17204)


Postuar nga BIONDIA datë 30 Korrik 2009 - 21:52:

Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!!

Maxhoranca e re parlamentare do të votojë në Kuvend një ligj pdiskriminimin, ku përfshihen edhe martesat e homoseksualëve.
Gjashtë vjet pasi një variant i këtij ligji u rrëzua në komisionet parlamentare si pasojë e presionit të madh publik,kryeministri Sali Berisha shprehet pro miratimit të këtij ligj kundër diskriminimit. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin, ku u miratua plani për liberalizimin e
vizave, një prej problemeve që kanë të bëjnë me këtë proces, sipas kreut të qeverisë, është edhe sjellja ndaj të drejtave të pakicave të caktuara. “Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile. Duhet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato. Unë mendoj se, pavarësishtnga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i
papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese,të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane”, u shpreh kreu i qeverisë. “Këtu nuk ka një qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat në të cilat aderon dhe është e detyruar t’i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni.
Më mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin”, vijoi më tej kreu i qeverisë, teksa në mbledhje nuk munguan as të qeshurat e anëtarëve të KNI-së. Gjashtë vjet më parë opinioni publik dhe klasa politike u përfshinë nga debati nëse duheshin
lejuar martesat e personave të së njëjtës gjini në Shqipëri. Debati erdhi pikërisht gjatë kohës që Komisioni i Ligjeve në Parlament po diskutonte disa ndryshime në Kodin e Familjes. Në Kod, në asnjë rast nuk përcaktohej
ndalimi i martesave të homoseksualëve. Ligji në pamje të parë dukej pak evaziv, por nuk e pengonte ndonjë çift që do të guxonin dhe t paraqiteshin në gjendje civile për tëvendosur kurorë. Megjithatë si pasojë e debatit të madh dhe presionit që shkaktoi ky ligj, Parlamenti nuk e miratoi kapitullin
për martesat, duke e lënë këtë një çështje të hapur, pavarësisht
se në atë kohë u asistua nga Këshilli i Evropës

them se eshte gje e mire nga njera ane... por ne nje vend si i joni akoma me 100 probleme ky do ishte i 101...


  Gjithsej 176 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.