Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)


Postuar nga Keni datë 18 Gusht 2003 - 04:32:

Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise

Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te mesem dhe , duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shteteror verior dhe verilindor te Shqiperise me Malin e Zi, Kosove dhe Maqedoni. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000km ²), ka natyre shume larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerale, kimike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit.
Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni Verilindor.


ALPER SHQIPTARE


Kushtet natyrore

Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rjedhes se poshtme telumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
Alpet perbehen kryesisht nga gerqelor, por gjenden dhe depozitime terigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurit minerale si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alper perbejne grumbullimin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lortesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500m . Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me lsrtesi mbi 2000m.
Tek Alper dallohen blloqet, malesite, kurizet malore dhe luginat.
Blloku i Jezerces shtrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te lart, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces (2694m), me e larta ne Alper dhe e dyta ne Shqiperi.
Malesia e madhe, shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me lartesi 2400-2500m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik-Bridashe) dhe disa lugina (e Vermoshit, e Cemit, e Peroit teThate etj.).
Lugina e Shales eshte nder me te medhat ne Alpet Shqiptare. Pergjat saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara ( Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marin formen e kanioneve.
Kurizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te ashper me plot me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore.
Lugina e Valbones, nje lugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara (Ragami, Valbona, Dragobia etj.).
Malesia e Gashit permendet per reliev te ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vola, por me bukuri te rralle, pyje dhe kullota te pasura.
Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftoht dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos debore.
Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhe te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilet kne bukuri te ralle dhe vlera te medha turistike.
Tokat ne kete zone jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet m e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe ne bimesi kane haloret , ahet dhe kullotat alpine. Kafshet me te perhapura jane ariu, ujku etj.


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.