Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Poetic Path (Rruga Poetike) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=191)
-- Jalal Uddin Rumi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1775)


Postuar nga i_lire datë 21 Gusht 2003 - 05:14:

Jalal Uddin Rumi

Jalal Uddin Rumi lindi ne vitin 1207 A.D. ne Balk. Ky qytet ishte atehere ne teritorin Persian, por tani eshte pjese e Afganistan. Balkh ishte nje qytet i zhvilluar per ate kohe ne ato vende dhe familja e tij kishte nje qender fetare me te drejta shteterore. Edhe pse ishin nje familje me gjendje te mire ekonomike ato vendosen te leviznin nga Balkh per te evituar luften me mongolitet. Rumi ishte teper i ri, rreth vitit 1218 A.D., kur e la qytetin e tij te lindjes. Familja udhetoj ne Bagdat, ne Meke dhe ne Damask per te perfunduar ne Karam, qe eshte tani ne perendim te Turqise se sotme. Babai i Rumit ishte mesues i teologjise se Islamit. Rumi ndoqi hapat e babait te tij dhe ne 1231 A.D. u emerua Mesues Fetar. Kjo pjese e botes se hatehershme ishte e njohur nga banuesit e saj me emrin Rum, nje emer i mare nga Bizantinet Roman. Jalal Uddin e mori emrin nga kjo prejardhie.
Ne shkrimet e tij Rumi paraqet bukurine e Sufism-it dhe Sufi (praktika ne fene Islame) dhe ai kishte per detyre vetem nje qellim: bashkimin e Zotit. Rreth vitit 1232 A.D. Rumi filloj te familjarizohet me doktrinen e Sufism, qe ne ate kohe u shpernda neper gjithe Persine.(periudha kur Rumi ishte student) Ne vitin 1240 A.D. ai u be Shaik. Rreth 1244 A.D. Rumi me shoqerine e Shams ad-Din (Dielli i Fese) u be mentori i tij, duke i mesuar Sufi-n per me shume se 2 vjet. Te dy ishin shume te lidhur me njeri tjetrin ne nje shoqeri platonike. Sufi ka per tradite shoqerira te ngushta platonike te bazuara ne lidhjet shpirterore.
Shams ad-Din u zhduk ne vitin 1247 A.D. dhe Rumi nga kjo humbje arriti te shkruaj 30.000 poezi, "Vargjet e Sham-it". Me vone ai krijoj shoqeri te tjera duke u bazuar gjithmone ne Sufi.
Rumi i mesoi njerezve qe: Myslimanet, Kristianet, Cifutet dhe cfare do feje tjeter duhen pare me te njejtin sy... dhe i kushtoi gjithe jeten e tij kesaj pikepamjeje.
Vdiq ne nje perendim te bukur te 16 Dhjetorit ne vitin 1273 A.D ne moshen 66 ose 68 sipas Viteve te Henes dhe ne varrimin e tij moren pjese njerez nga te gjitha fete ne shenje respekti per punen e tij. Varri i Rumi-t eshte kthyer ne nje vend lutjesh dhe besimi.


  Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.