Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Stresi dhe Shendeti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17975)


Postuar nga Deb* datë 26 Shtator 2010 - 18:05:

Stresi dhe Shendeti

Stresi dhe Shendeti

Si ndikon stresi ne shendetin tone, e jeten tone ne pergjithesi?
Le te marrim nje shembull. Jemi duke ecur naten vone ne nje rruge dytesore te ngushte pa njerez perreth, dhe ne gjysme erresire. Degjojme nje zhurme aty afer nesh. Trupi yne fillon te mobilizohet per te luftuar, apo reaguar. Muskujt tendosen, adrenalina rritet, zemra rreh me forte, dhe nisim te vrapojme ti largohemi rrezikut qe mund te na kanoset. Kur arrijme ne nje vend me te ekspozuar, dhe me te sigurt muskujt fillojne te qetesohen, dhe zemra Vazhdon rrahjen normale. Reagimi yne ndaj stresit mund dhe te na kete shpetuar jeten.

Gjate dites mund te kalojme shume situata stresuese. Stresi ka efekt pozitive, por kur behet kronike rrit rrezikun per probleme zemre, tensionin, dhe probleme te tjera shendetesore te lidhura me stresin. Duke qene nen stres mund te vuash nga pagjumesia, behesh I plogesht, abuzon me duhanin apo alkoolin duke sjell dhe demtimin e shendetit.

Stresi nuk eshte thjesht nje stimul, apo pergjigje. Stresi eshte nje proces nga I cili ne perceptojme dhe pergjigjemi ndaj ngjarjeve te caktuara, te quajtura stresore qe ne I vleresojme si kercenim apo sfide, nxitje, ftese.

Stresi vjen me shume nga menyra se si e vleresojme nje situate te caktuar, sesa vet ajo qe po ndodh. P.sh Diku sh degjon nje zhurme te vogel ne shtepi por nuk I kushton dhe aq vemendje, nderkohe nje tjeter do ta gjykonte kete zhurme si alarmante, si shenje kercenimi.
Ka njerez qe e shikojne si nje sfide, nxitje ndryshimin e vendit te punes, nderkohe qe ka te tjere qe I tmerron ideja se mund te jene deshtak ne punen e re.
Kur shikohen si sfide stresoret mund te kene efekt pozitive, qe na motivojne ne te mposhtim problemet tona Atletet e suksesshem, mesuesit e mire, drejtuesit, te gjithe keta arrijne me shume sukses kur kane sfidues.
Por gjithashtu keta stresor mund te na rrezkikojne. Esperiencat shume te renda, stresi i zgjatur mund te shkaktojne semundje kronike.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.