Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Divorce Albanian Style (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17990)


Postuar nga Fajtori datë 06 Tetor 2010 - 22:37:

Divorce Albanian Style

Ky dokumentar tregon persekutimin qe i behej çifteve me gra ose burra te huaj ne kohen e komunizmit. Tre histori te dhimbshme dhe intervista me prokuroret e asaj kohe qe i kane torturuar dhe burgosur. Mes tyre gruaja e pare qe mori PhD ne Shqiperi, Voila, e cila sot jeton ne Rusi.

Regjizorja bullgare Adela Peeva ka arritur te nxjerre ne drite aspekte qe shqiptaret nuk i nxjerrin dot vete.





-------------------------
Marre nga Shekulli:
Ka tre vjet që qarkullon nëpër salla të mbyllura festivalesh nëpër Evropë dokumentari "Divorc shqiptar" (Razvod po Albanski, Bullgari 2007, 66') i regjisores Adela Peeva, por në Shqipëri, në Tiranë, dje u shfaq. Pasojat e vitit 1961, pas denoncimit që Hrushovi i bëri krimeve të Stalinit dhe vendimi i Enver Hoxhës për t'u ndarë nga kampi social-komunist, janë shtrati i ngjarjeve që Peeva tregon nga diktatura më e gjatë në Evropë.

Një nga gjërat dramatike që ngjau ishte ndarja e çifteve të përziera, burra shqiptarë, të shkolluar në vendet e Lindjes, me gra nga këto vende ndaj të cilave ra njëfarë hakmarrjeje kur u akuzuan në një zë për spiunazh dhe sabotazh.
Ky është divorci për të cilin flet Peeva dhe stili shqiptar që ndërton vetë stilin e dokumentarit. Kësaj strukture regjisorja i jep ndriçim maksimal.

Arsyet pse dy duhet parë ky film janë së paku dy. Profesionalizimi i Peeva-s për të shkuar tek burimet, arkivorë dhe njerëzorë. Edhe burimet njerëzore ajo i shfrytëzon njëkohësisht.
Dokumentari tregon rastin e çiftit shqiptaro-polak dënuar me vdekje.

Dënimi u kthye në 25 vjet burg për burrin, Vasil Orgocka, ndërsa gruaja, Barbara, u lirua falë ndërhyrjes së ambasadës polake. Barbara kthehet në Varshavë por shëndeti i saj mendor nuk ka kthim mbrapa për shkak të drogave që ishin përdoror ndaj saj në periudhën hetimore.

Rasti i dytë është historia e gruas ruse, Voila Sharanova e dënuar me 10 vjet burg. I shoqi shqiptar u divorcua prej saj, për të treguar devotshmëri ndaj regjimit. Edhe i biri, mjek, pranoi publikisht në një mbledhje të rinisë komuniste se e ëma ishte "armike e popullit" dhe refuzoi ta takojë edhe pas lirimit të saj. Sot jeton në Moskë. Peeva e ka intervistuar atje, siç ka intervistuar edhe të birin në Tiranë.
Rasti i tretë është, ajo ruse ai shqiptar, që pas burgut u bashkuan me fëmijët.

Pamë dje tri intervista tronditëse nga persona të përfshirë në organet hetimore dhe ligjore të diktaturës. Një oficer i Sigurimit në shërbim për survejimin e të huajve; një hetuese që i ka marrë në pyetje dhe që sot drejton një kompani private në Tiranë; dhe prokurori që ka mbrojtur akuzën në të tre rastet.

Duhet të jetë hera e parë që në ekran shfaqen tri portrete të këtij krahu, që pavarësisht përgjegjësisë së lartë për detyrën dhe vetëdijes se s'kanë motiv të kërkojnë kurrfarë ndjese, ata përbëjnë një burm unikal që guximi i Peeva-s i nxori në publik. Mbi të gjitha i nxori nga pozicioni i njëanshëm.

Kjo mënyrë të punuari nuk është investigim që ka për qëllim skandalin, është një kërkim rigoroz që ka për qëllim njohjen.

Adela Peeva (1947), autore e dokumentarit provokues "Whose is this song?" (2003), jep me "Divorc shqiptar" një leksion: para se ta interpretosh historinë, tregoje njëherë.

Prandaj një dokumentar si ky nuk kishte të ngjarë ta bënte një regjisor shqiptar. Guxim për të folur me historinë ndonjëherë mund të jetë edhe një gjest: Ngritja e historisë nga pozicioni i ndenjëses së ngrohtë e me miza dheu - ndryshe postiqe - ku janë ulur dy breza të fundit shqiptarësh.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.