| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Parlamenti i ri të ndërtohet brenda dy viteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18032)
Parlamenti i ri të ndërtohet brenda dy viteve
Godina e Parlamentit të jetë gati për 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Kryeministri Sali Berisha, para Grupit parlamentar demokrat, ka kërkuar që godina e re e Parlamentit të ndërtohet sa më shpejtë që në përvjetorin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë, ajo të jetë gati.
Është në dinjitetin e vendit, ka shtuar ai, për të pasur Parlamentin dhe vetëm “fati e përcaktoi si terrenin më të përshtatshëm – zonën, ku sot ngrihet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-piramida e diktatorit Enver Hoxha”.
"20 vjet më parë ne shembëm shtatoren e tij, tani ka ardhur koha që të shembim ndërtesën që përjetëson kujtimin e diktatorit më të egër të Evropës së pas luftës", ka thënë shefi i qeverisë shqiptare.
Ndërkaq, Berisha sot ka kërkuar të hiqen kufizimet për kuotat e masterit, duke theksuar se “sistemi i Bolonjës nuk parashikon pengimin e pajisjes së studentëve me master, madje ata duhet të kenë të drejtën për të ndërprerë dhe rifilluar studimet”.
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.