| Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Gjigantët dhe simbolizimi i tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18073)
Gjigantët dhe simbolizimi i tyre
Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerëj për titanët që zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), që simbolizojnë, nga masa fizike gjiande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal.
Ato mund të munden vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.
Evolucioni i jetës në drejtimin e rritjes Shpirtërore përfaqëson betejën e vërtetë të gjigandëve. Gjithsesi kjo betejë përfshin një arritje që mbartet si barrë e paqënë, nga vetë njeriu.
Miti i gjigandëve është një thirrje për heroizmat njerëzorë
(dituria)
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.