Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=169)
-- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1808)
Kupa e Shqiperise
Kupa e Shqipërisë, nuk mund të mos jetë një eveniment i eklipsuar nga kampionati kombëtar. Në vendet me futboll të fuqishëm, vlera e kësaj veprimtarie është minimizuar me zgjerimin e Champions Leagues, por në vendet e vogla si Shqipëria përveç vlerës morale ky eveniment ka edhe vlerë materiale: fitimi i saj do të thotë pjesmarrje në Kupën Uefa dhe një shpërblim i konsiderueshëm ekonomik.
Në vendin tonë kjo veprimtari e ka ruajtur të gjithë vlerën, edhe sepse kampionati ynë deri më sot ka qenë, shumë pak i ngjeshur me ndeshje. Fakti që në shumë raste Kupën e ka marrë skuadra që ka fituar edhe kampionatin do të thotë se impenjimi ka qenë maksimal ndër vite.
Për herë të parë Kupa e Shqipërisë është zhvilluar në sezonin futbollistik 1938-39. Fituesja e saj e parë është S.K Tirana. Por kjo veprimtari është zhvilluar me ndërperje të ndryshme për arsye objektive. Vetëm nga viti 1970 Kupa e Shqiperise luhet rregullisht. Për herë të dytë Kupa është zhvilluar vetëm në vitin 1948 nga skuadra që aktualisht mban rekordin e këtij evenimenti, Partizani. Të kuqtë e kanë fituar plot 14 herë këtë trofe.
Nga viti 1948 dhe deri në 1961, kupa do të ishte një çështje e diskutuar mes Partizanit dhe Dinamos të cilat në atë kohë dominonin pa kundërshtarë edhe në kampionat. Dinamo mban rekordin e triumfeve rradhazi me pesë të tilla nga 1950 (një vit ky qe përkon me themelimin e këtij klubi), deri në 1954.
Në vitet 60-të S.K Tirana dhe Vllaznia kanë shtuar përpjekjet për të rivalizuar. Tirana thyen hegjemoninë e dy skuadrave të tjera kryeqytetase në vitin '63, ndërsa Vllaznia e bën të vetin për herë të parë këtë trofe vetëm dy vjet më pas. Gjeografia rritet në dekadat pasaardhëse pasi Elbasani fillimisht dhe më pas Flamurtari e bëjnë të tyre, të ashtuquajturën Kupa e Rupublikës.
Vitet 80 dhe 90-të Kupa do të diskutohet nga më shumë ekipe. Tirana dominon me tre trofe, ndërsa duket se ka përfunduar era e Partizanit dhe Dinamos. Gjithashtu dy here e fiton dhe Flamurtari. Në vitet 1990 trofeu do të jetë për herë të parë edhe në duart e Teutës dhe Apolonisë. Mijëvjeçari është hapur pikërisht me triumfin e durrsakëve, ndërsa në dy edicionet e fundit bardh e blutë e Tiranës kanë qenë fituesit e saj.
(Shkurtazi permbledhur historia e Kupes se Shqiperise. Sillni ketu çdo lajm, qe keni persa i perket ndeshjeve ose te rejave mbi zhvillin e Kupes se Shqiperise.)
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.