Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Arabia Saudite bllokon Facebook-un (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18113)


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 20:32:

Arabia Saudite bllokon Facebook-un

Një zyrtarë pranë autoritetit të komunikimit të Arabisë Saudite ka thënë se Facebook është bllokuar për shkak se ueb faqja e popullarizuar e rrjetit social nuk është në nivel me vlerat konservative të mbretërisë.
Ai theksoi se Autoriteti i Komunikimit të Arabisë Saudite dhe Komisioni për Teknologji Informative kanë dhënë urdhër për bllokimin e ueb faqes gjatë ditës së diel dhe në të është shfaqur një mesazh që tregon një gabim në rast se përdoruesit dëshirojnë të qasen në të.

Sipas tij përmbajtja e Facebook ka “tejkaluar kufirin” me moralet konservative të mbretërisë, por se bllokimi i faqes është një çështje e përkohshme. Zyrtari është shprehur në kushte anonimiteti për Associated Press për shkak se ai nuk është i autorizuar të flas para medies.

Gjithashtu më herët gjatë këtij viti Pakistani dhe Bangladeshi, kanë vendosur gjithashtu bllokada të përkohshme ndaj rrjetit social Facebook.

/pcworld.al


  Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.