Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moda dhe Estetika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=328)
-- Paguaj ose mbetesh pa gjoks! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18128)
Paguaj ose mbetesh pa gjoks!
Një gjermane 20 vjeçare ka frikë se mund të mbetet pa silikonin e injektuar në gjinj pasi nuk ka mundësi t’ia kthejë borxhin ish të dashurit të saj, i cili ia kishte paguar paratë për ta kryer operacionin estetik.
Ish i dashuri i saj Karsten, thotë se bukuroshja e silikonit i ka mbetur borxh 4.379 euro, të cilat në vitin 2009 ia kishte dhënë për operacionin e gjoksit, dhe ato para ajo duhet t’i kthejë, ose në të kundërtën ai do të angazhojë edhe policinë.
Vajza e njohur me emrin Anastasia, pranoi se kishte marrë paratë hua nga Karsteni me kusht që të qëndrojë bashkë me të një vit pas operacionit, por ajo i kishte dhënë fund lidhjes menjëherë pas operacionit.
Anastasia thotë se javën e kaluar kishte paguar 3.000 euro në llogarinë e Karstenit, ndërsa pjesën tjetër të borxhit do t’ia kthejë shumë shpejtë.
/Telegrafi/
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.