Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)


Postuar nga Keni datë 07 Korrik 2011 - 07:04:

Fabula dhe Epitafe

PASQYRA DHE SHEMTIRA

Një fytyrë e shëmtuar
Para pasqyrës kish qëndruar
Por kur pa ç’tregoi pasqyra
Ju shëmtua më keq fytyra.

U inatos sa sytë i shqeu
Përplasi pasqyrën dhe e theu
Dhe thoshte me veten e saj
Se pasqyra paskish faj

Një tjetër mori për tu parë
Por, o Zot, çfarë paska ngjarë
Të gjitha qënkan gënjeshtare
S’më tregojnë të bukur fare

“Do t’i thyej një nga një”
Por pa pritur dëgjoi një zë
“Fajin nuk ta kemi ne
E ka fytyra që ti ke
Ne tregojmë ashtu si je
Sepse s’dimë të bëjmë hile
Të gjitha mund të na bësh përshesh
Por gjithmon këtë fytyrë do të kesh”

Vlashi Fili15 shtator 2004


  Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.