Forumi Horizont | Gjithsej 145 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Edi Rama, nje Politikan frikacak
Opozita që (nuk) duhet
-Pjese nga nje shkrim i soten:Arben Rrozhani-
Ndoshta duhet “sqaruar” pak opozita e “prekur” për kritikën ndaj Edi Ramës në gazetën “Shekulli”. Fillimisht duke renditur ndonje prej reagimeve te “Shekulli Online”.
Një komentues, duke rrëmuar arkivën e gazetës “Shekulli” kujton se: “Edhe për 21 janarin ka patur një qëndrim të ashpër ndaj Edi Rames. Dhe më poshtë sjell linkun e një editoriali të shkruar nga kryeredaktori i Adrian Thano, botuar në 28 janar 2011, një javë pas masakrës së qeverisë ndaj popullit protestues me titull: “Me lule dhe qirinj përballë të akuzuarit për vrasje (?!)”, paragrafi i fundit i të cilit ishte: “Por le të kemi të qartë, një gjë. Të gjithë.. Ne të “medias” dhe gjithë “burrat e shtetit” qofshin të shitur apo të frikësuar. Zemërimi i popullit është sot më i madh se kurrë. Atë nuk do ta shuajnë dot plumbat. Por atë nuk do ta shuajnë dot as lulet dhe qirinjtë. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke këtë të drejtë. Kjo është një gjë shumë më e madhe se ty. Lulet dhe qirinjtë i vendosëm që në 22 janar. Ti, sot ke dy rrugë: Ose të pranosh të jesh trupëzimi politik i këtij zemërimi, ose të mos jesh më lider. Zgjidh të parën. Ndryshe, ky zemërim do të marrë edhe ty përpara, bashkë me vrasësit e 21 janarit”.
Për të mos i dhënë më shtysë imagjinatës së të papunëve të opozitës, komenteve denigruese ndaj medias që ka qenë gjithnjë në krah të opozitarëve dhe popullit të vuajtur, mesazherëve që bëjnë politikë vetëm me sms-ra dhe debatit pa bukë për orientimin politik të medias antiqeveritare, do të themi nja dy fjalë për opozitën që ishte, luftoi dhe erdhi në pushtet, edhe pse me mashtrime se të tillë e ka genin, por ama erdhi, sepse kishte dëshirën, motivin dhe energjinë për të ardhur në pushtet, pra për PD-në, për të thënë se si (nuk) duhet të jetë opozita, edhe pse edhe në këtë krahasim mund të ketë një problem “etik”, nga krahasimi mes PD-së dhe PS-së, siç ishte tingëlloi krahasimi mes Ramës dhe Metës, si politikbërës.
PD-ja e Sali Berishës nuk e pranoi humbjen që ditën e katërt të daljes në opozitë. Në 3 korrik 1997 mori armët, gjoja për të mbrojtur nderin e cënuar të monarkistëve të humbur në referendum për ndryshimin e formës së rregjimit dhe sulmuan selinë e KQZ-së. Berisha ende president ishte në krah të tyre, se nuk mund të pranonte humbjen edhe pse ishte ai dhe pushteti i tij, fajtori i djegies së Shqipërisë, vjedhjes së shqiptarëve te firmat piramidale, mbi 4000 jetëve të humbura dhe imazhit të rrënuar të vendit në arenën ndërkombëtare. Nuk u dorëzua dhe shfrytëzoi 13-14 shtatorin 1998, kur me bomba, antitanke dhe molotovë sulmoi e pushtoi institucionet. Në 17 shtator, siç është fiksuar në fotot e kohës, si fajkua, ngrihej mbi supet e mbështetsve të paktë dhe ngulmonte për rrëzim qeverie, edhe pse bota e braktisi, edhe pse një ditë më pas do tia hiqte imunitetin e deputetit shumica e majtë në Kuvendin e Shqipërisë.
Për shumë muaj zvarriti mbështetësit e paktë në mitingje, sulmoi sërish institucione si në 28 nëntor 2000 dhe edhe pse u ndalua për disa orë si kriminel ordiner në policinë e Tiranës, nuk e zbraps.
Mori pjesë nëpër fushata zgjedhore, ku më shumë humbi se fitoi. Krahas luftës guerile brenda vendit, dërgoi ata të paktë njerëz me njohje për të denoncuar në kancelaritë e huaja, mashtrimet zgjedhore, “Dushkun e vogël” apo “Dushkun e madh”. Një vandak dosjes të trasha blu udhëtuan sa nga Brukseli në Uashington. Deri në 2004 kur ulej këmbëkryq para selisë së qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, Sali Berisha nuk iu nda rrugës, mitingjeve dhe ambicies për të rimarrë pushtetin. Edhe pse vendi kishte ecur përpara, duke rimëkëmbur atë Shqipëri të shkatërruar që kishte lënë në pranverën 1997.
Dhe këto të gjitha, duke mbledhur çika-çika njerëz e kontribute modeste, sepse askush nuk shkonte më te ajo seli e bastisur deri në qindarkën e fundit në 1997 nga demokratët e ikur nga pushteti. Dhe nuk u ep derisa në një vit i veshi PD-së së vjetër lëkurën e paqtë të KOP-it me imazhin e ri të shpresëdhënësve, për të rimarrë pushtetin e lënë në 3 korrik 2005 nga socialistët e zhytur në llumin e korrupsionit, kleptokracisë dhe vetëkënaqjes. Për të marrë pastaj qeverinë e me radhë të gjitha pushtetet.
Ky paralelizëm aspak “etik” mes një opozite, si PD, që kur vjen në pushtet i sjell vetëm fatkeqësi popullit dhe një opozite, si PS, që kur ka pushtetin, e ka për të keqen e vet, bëhet për të thënë shtruar një pyetje: Mos kjo opozita e sotme e ka të keqen se edhe pse opozitë me pushtetin qendror, është e kënaqur, sepse tek e fundit, ka pushtetin te copa e majme e pushtetit vendor? Dhe nuk i leverdis të luftojë edhe kur ia vrasin njerëzit që mbledh në protestë, edhe kur ia vjedhin ditën për diell votat që përkrahësit hedhin për të?
------------------------------------------------------------
-nga Vizioner-
Sic shkruhet dhe lihet te kuptohet ne Artikullin me lart, por, njekohesisht shpreh dhe une mendimin tim se;
Opozita shqiptare dhe me sakte drejtuesi i saj Edi Rama, me (mos)veprimet e tije tregon se s'eshte gje tjeter vetem nje Dogamxhi dhe Frikacak Politikan!
Ai, iku me bishtin nder shale nga bashkia kur, Krimineli Sali dhe zagari i tije Basha e VODHEN ne "mes te dites" dhe ne sy te te gjithe Shqiptarve dhe Botes.
Ai, nuk di-ti te mbroje Karriken e vet nga hajdutet, dhe jo me te mbroje Voten e popullit, te mbroje Demokracine e nje vendi!!!
Pa pike Burrerie, pa pike Karakteri, pa pike Morali e la popullin-elektoratin e tije qe e mbeshteti dhe e besoji gati verberisht ne Dogamt e tije rreth Demokracise dhe ruajtjes se Votes se Lire, ne dore te Krimineleve!
Ne Intervisten e tije te fundit, para pak ditesh th se "Nuk i veje flaken Shqiperise se vodhi Saliu votat"!!!???
Per cfare flake e ke fjalen Z. Rama!?
Kur ti, nuk shikoke akoma dot tymin qe po i del Shqiperise nga flaka qe i ka vene Krimineli Sali Berisha atehere, je nje Politikan QORR qe vetem per karriken tende ke menduar gjithe keto kohe!
Ne, perkrahesit e tu, duke besuar ne idete e tua te mbeshtetem edhe kur ti beje nje hap prapa ne rrugen per rrezimin e Diktatorit. Te mbeshtetem sepse besonim se pastaj do te beje tre hapa perpra, por ti, jo vetem qe nuk ndejte ne po ate vend, por ike me bishtin nder shale!
Ti zgjosh-japesh shpresa njerzimit nuk eshte gjithmone e lehte, duhet kohe, por ti perdhunosh ato, duhen vetem pak minuta.
Kur ti, nuk ndjen ne shpirtin tend vuajtjen e popullit tend, mjerimin dhe pasigurine e jetes, diktaturen e instaluar qe po venit jeten e atije populli, nuk ndjen dhimbjen e familjeve te te vrareve me 21 Janar te cilet te ndoqen, te cilet dolen ne rruge per Demokracine dhe zhdukjen e Diktatures nuk meriton te jeshe as Udheheqesi i JONE!
Ti, nje frikacak, je "strukur" tani ne jeten tende Luxoze dhe fatet e vendit i le ne dore te Krimineleve!
Ti, me (mos) veprimet e tua, do te ngelesh ne histori si DESHTAKU me i Madh politikan i gjithe kohrave shqiptare.
Ti, je nje HIC!
Gjithsej 145 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.