Forumi Horizont Gjithsej 152 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)


Postuar nga Vizioner datë 26 Maj 2012 - 11:49:

2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise

Eshte vendosur nga Komisioni Parlamentar qe me date 30.05.2012 te zhvillohet rundi i pare i votimit per Presidentin e Shqiperise.

Ne nje kohe, kur nuk ka asnje kandidature te shpallur!!!

Edhe Fatos Nano, si kandidatura e veteperfolur, duket se ka hequr dore nga kjo "Aventure" edhe per faktin sepse nuk mundi te mbledhe 20 firma deputetesh, gje te cilen ia kerkon Kushtetuta per te qene kandidat.

Ne Shqiperine kaotike, ku mbas 5 ditesh do te votohet per Presidentin, nuk dihet AKOMA se kush mund te jete kandidati, perfaqesuesi i Popullit shqiptare!!!???

Si rrjedhoje, ndjehet shija-era e nje loje te felliqur nga Partite Politike!

Me veprimet e javeve te fundit dhe theniet e Ilir Metes, i cili nuk do te pranoje te votoje nje Kandidat nga PD-ja, Sali Berishes iu ka lekundur tabani Qeverises.


...Secili nga Ne ketu, mund te kete nje mendim te tijin per Kandidatin-Presidentin e Ri te Shqiperise.

Cilin mendoni Ju se do ta perfaqersonte Shqiperine me denjesisht dhe do te ishte deri diku, asnjenjes ne Politiken Shqiptare?

Une, prioritet do ti jepja Kandidatures se Myslym Pashaj-t dhe Pandeli Majko's.

Sidomos P. Majkon e shoh ( e kam pare me kohe) si me Demokratin dhe me te pregatiturin nder Politikanet shqiptare.


  Gjithsej 152 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.