Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- CEZ heq dritat per institucionet debitore, policia arreston punonjesit e CEZ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18697)


Postuar nga Fajtori datë 17 Nëntor 2012 - 22:29:

CEZ heq dritat per institucionet debitore, policia arreston punonjesit e CEZ

Mesa duket ky do jete lajmi bombe per 100 vjet pavaresi. Pas vitesh te tera qe institucionet publike nuk i paguajne leket kompanise qe shteti privatizoi, kompania vendos te nderprese energjine. Ne shume qytete punonjesit e CEZ kane shkeputur energjine e ujesjellsave duke shkaktuar mungese uji te pijshem per mijera qytetare.

Nderkaq shteti ka kryer keto masa:
- Ka arrestuar punjosiit e CEZ (rreth 20 ne shkalle vendi) me akuzen shperdorim detyre ne bashkepunim (???), zbatim urdhrash te paligjshme (???), vetegjyqesi (heu bre), shkaterrim prone (sepse jane djegur pompat e ujesjellsave).
- Ka cuar menjehere ceshtjen ne gjys dhe gjykata ka thene se CEZ s'mund te prese korentin derisa te arrihet nje marreveshje me institucionet (deri kur???).

Drejtori i CEZ ne Shqiperi ka kerkuar lirimin e menjehershem te punonjesve dhe mbeshtet familjaret e tyre. Gjithashtu drejtori paralajmeron qe do ndjeke penalisht policet qe kane futur duart ne sistemet e shperndarjes per te lidhur energjine (teknikisht sistemi i shperndarjes eshte prone e CEZ).

Kjo eshte situata eksplozive e ekonomise shqiptare ne prag festash. Kompania CEZ bleu sistemin e shperndarjes ne Shqiperi, tejet i amortizuar dhe plot me borxhe. Blerja u be me nje tender te rreme ku gjoja moren pjese dhe kompani te tjera, por ishte ndare qe ne fillim kush do e fitonte. Privatizimi dhe tashme shtetezimi i kesaj kompanie (duan ti heqin licencen qe i dhane vete) eshte demtimi me i madh qe i behet ekonomise shqiptare ne rang nderkombetar. Sa here shtetet marrin pronen me force kohet qe vijojne kane destabilitet ekonomik dhe mosbesim nga ana e investitoreve. Si ka shkuar puna me CEZ-in, jemi ne situate loose-loose, ne cdo rast do humbasim shume.


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.