Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
E Merkure 3 shtator 2003
Sot ne jeten time private , nuk ndodhi asgje e vecante . Persa i perket gjendjes shpiterore , mund te them se eshte e shkelqyer . Puna me mbush shume boshesi edhe me jep kenaqesi sepse ne njefare menyre realizohen enderrat edhe qellimet e mija nepermjet saj . Nganjehere mendoj se nuk do te kem sukses , por kjo gje zgjat fare pak sepse edhe sikur mos te vije vertet suksesi gjithsesi i jam dhene me shpirt dickaje qe edhe pse me ben te humb ore te tera me shpodh . Me ben ta nis diten me ide edhe mendime te reja , me jep energji , e shoh botem ne ngjyra me te gjalla . Ka te beje shume edhe koha persa i perket gjendjes shpirterore . Per mua vjeshta eshte stina me e bukur , dielli nuk eshte edhe aq i forte edhe fryn ere e lehte . Me pelqen te eci ne park edhe te shkel ngadale gjethet e rena nga pemet , te degjoj kercitjen e tyre nen kembet e mija . Hemmm , kur nis ai shiu i imet i vjeshtes me pelqen te lagem nen te , te eci ashtu ngadale e ti ndjej pikat qe me futen lehte neper floke , me ngjan si nje perkedhelje , ne ato momente ne koke me vlojne me qindra melodi qe perpiqem ti bashkoj me ritmin e shiut qe bie nga lart . Ja pra sot ishte nje dite vjeshte , qe i kishte brenda te gjitha keto : diellin , shiun , eren , gjethet e rena , melodite edhe trishtimin plogeshtine e mallin per gjithcka qe me rrethon ...
Gjithsej 292 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.