| Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)
Laberi te dua shume
Te kerkojme te kuptojme nepermjet ketyre vargjeve ate qe rapsodi Feti Brahimi(Lapardha,Vlore) ka kerkuar te trasmetoje me fjalet e tij.
Laberia,toke e ashper ku shqipetari gjithnje eshte perpjekur te mbroje ekzistencen e tij me çdo kusht.Pjese e truallit shqipetar nga e cila kane dale shume nga figurat historike te denja per te hyre ne memorien e çdo njerit prej nesh.
Rapsodi duke himnizuar ate toke,kulturen,traditat dhe njerezit e saj, shprehet ne vargje duka na afruar me shume tek ajo. Vargje ne te cilat identifikohemi.Ju ftoj ne lexim....
Laberi te dua shume
Laberi te dua shume
si te gjithe Shqiperine,
ti je buke nga ai brume
ku rriten trimat e mire.
Midis grykes shkon nje lume
malet si kala te rrine,
mbi shkembijte e mbi rrathune
rritet bar dhe trendeline.
Fole shqiponjash ke qene
je dhe do mbetesh e tille,
sorkadhe permbi shkembinjte
flake dyfeku vetetime.
Per Gjoleken kane thene,
per Gjoleke mandile zine;
luftonte me palle ne kembe
shkurtonte pashe e vezire.
Ata burra hije rende
Zigur Lelo me Saline,
çepe gjatet dy pellembe
mbi italianet ç'u grine.
| Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.