Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Mjeksi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2859)
Mjeksi?
Cod. A04112003
Prej çka përbëhet trupi i njeriut ?
Rreth tre e katërta e trupit të njeriut përbëhet prej ujit,kurse pjesa tjetër përbëhet prej një përzierje të komplikuar prej ujit dhe lidhjeve kimike.Kjo përzierje gjendet në forma të vogla,në qeliza që mund të shihen vetëm me mikroskop.
Prej sa qelizash përbëhet trupi i njeriut ?
Trupi i njeriut përbëhet përafërsisht prej pesëdhjetëmijë miljardë qelizash.Në çdo sekondë vdesin me miljona qeliza trupore dhe zavendësohen me qeliza të reja.
Çfar ka në bërthamën e qelizës?
Bërthama e qelizës është qendra drejtuese e qelizës.Ajo përmban 46 kromozome.Çdo kromozom përmban informata për atë,se cila pjesë e qelizës çfar detyre duhet të kryejë.
Sa zgjat jeta e një qelize?
Disa qeliza jetojnë vetëm disa ditë,kurse disa jetojnë shumë vjet. P.sh., Qelizat që e mbështjellin zorrën jetojnë pjesërisht një deri në dy ditë,kurse qelizat e eshtrave jetojnë 15 deri në 20 vjetë.Shumica e qelizave që vdesin zavendësohen me qeliza të reja,kurse qelizat nervore jo.
njeriu kerkon shendetin mbasi e humb ate?
Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.