| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Juglindor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3556)
Rajoni Juglindor
Kushtet natyrore
Rajoni juglindor shtrihet ne jug te luginesse Shkumbinit te Mesem dhe arin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me shtetet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje.
Ky rajon ka ndertim te larmishem gjeografik, me te cilin lidhen pasurit e shumta minerale si: minerali i hekur-nikelit, kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjendet dhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te larmishme.
Reljevi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal ( nga 200m deri ne lartesine2523m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike.
Malet formojne dy varge kryesore: perendimorin dhe lindorin.
Vargmali perendimor fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe me nderprerje , vazhdon ne afersi te leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor, shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reljev shume te coptuar.
Vargmali lindor ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekukr-nikeli dhe kromi. Pas nderprerjes ne gropen dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thate. Midis fushegropes se Korces dhe lugines se Devollit te Siperm shtrihen malet e Moraves dhe me ne jug te tyre lartesohet mali i gramozit, me reliev te coptuar dhe kullota te shumta.
Fushegropat dhe gropat e forumuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen:
Fushegropa e Korces, me e madhja dhe nder fushat me te rendesishme te Shqiperise, ndodhet rreth 850m mbi nivelin e detit. Dallohet per relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesen veriore te saj e zinte keneta e Maliqit, qe u tha artificjalisht ne vitet e para pas clirimit te vendit. Ajo ka toka shume pjellore dhe eshte shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korces, si dhe shume fshatra.
Fushegropa e perrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malesise se Mokres, rreth 600m mbi nivelin e detit. Per shfrytezimin e saj bujqesor u desh bonifikimi dhe sistemimi i saj. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i ri I Perrenjasit.
Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perendim te liqenit te Ohrit, 700m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjeses lindore dhe sistemimit te saj, eshte kthyer ne nje fushe pjellore. Ketu ndodhet qyteti i bukur i Pogradecit.
Gropa e Prespes se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon dhe jashte kufijve politik te vendit tone. Eshte e perbere nga gelqeror, ne te cilet eshte shume i zhvilluar procesi i karstit.
Gropa e Kolonjes mbi 1000m mbi nivelin e detit shtrihet ne jug te fushegroper se Korces. Siperfaqja e saj eshte e copetuar nga deget elumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit eshte qyteti i Ersekes.
Luginat kan perhapje te madhe . Midis tyre dallohen:
Lugina e Shkumbinit te siperm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Malamare ne perendim. Dallohet per relievin teper te thyer dhe grykat e shumta. Eshte e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i Librazhdit
Lugina e Devollit te siperm shtrihet ne lindje te maleve te Moraves, mbi 900m mbi nivelin e detit. Ne veri te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer.
Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinentale, qe shprehet me dimer te ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve shpesh bien reshje debore te permasave te medha.
Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera eshte me e varfer ne lumenje, nder te cilet me kryesoret jane rjedhjet e sipeme te shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha ( Ohri dhe Prespa), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akullnajore (Valamare dhe Shebenik).
Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht ne gropat e luginat dhe te varfera ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkuret mesdhetare kryesisht gjetherenese, nga pyet e ahut dhe te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve.
| Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.