Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Jugor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3829)


Postuar nga Keni datë 23 Janar 2004 - 05:09:

Rajoni Jugor

Kushtet Natyrore

Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka dalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtateshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet lehtesisht me shtetet e tjera te botes.
Rajoni Jugor ka ndertim gjeografik dhe reljev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet vargjet malore te perbera nga gelqeroret me luginat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurit nentoksore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materjalet e ndertimit etj.
Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushgropa e Delvines. Midis tyre permendim:
Malesia midis Tomorit dhe Melsinit shtrihet ne verilindje te lugines se Vjoses dhe te Dishnices (dege e saj). Malet e saja me te larta perbehen nga gelqeroret, me te cilat lidhen format e thepisura dhe proceset e karstit. Ne veriperendim fillon me malin e Tomorit (2417m), me ngritje te menjehereshme dhe forma te shumta karstike dhe akullnajore. Vazhdon me malin e Kulmakut dhe malesine e Dangellise, me reljev shume te coptuar dhe zhvillim te madh te erozionit. Ne juglindje mbyllet me malin e postenanit dhe te Melsinit. Lugina ekesaj malesie shpesh marin format e kanioneve: atij te Osumit apo te Legarices (dege Vjoses) etj.
Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit perbehen nga vargu malor Trebeshine-Dhembel-Nemercke dhe Shendelli-Lunxheri-Bureto. Lartesia me e madhe shenohet ne majen e Papingut te malit te Nemerckes. Mbas tyre ndodhet lugina e Zagorise dhe e pogonit, te perbera nga terigjenet dhe me reliev shume te coptuar.
Mlesia e Kurveleshit dhe vargu Mali i Gjere-Stugare shtrihen ndermjet lugines se
Drinosit dhe asaj te shushices. Malesia e Kurveleshit ka shpate te thepisura, kurse pjesa e saj e siperme eshte e valezuar, me fusha e gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara. Ne juglindje te saj shtrihet lugina e ngushte terthore e Kardhiqit dhe ne vazhdim mali i gjere, shpati lindor i te cilit ka pjeresi te vogel, kurse ai perendimor, te madhe. Qafa e Muzines e ndan kete mal nga mali i Stugares, qe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Neper kete qafe kalon rruga automobilistike qe lidhe Gjirokastren me Saranden.
Malet Bregdetare shtrihen ne formen e nje brezi pergjat bregdetit jonian, kurse kufiri i tyre lindor shenohet nga lugina e Shushices. Ato fillojne ne veriperendim, me dy kurize kodrinore, qe lartesohen gradualisht dhe ndahen nga njeri-tjetri nepermjet gjirit te Vlores dhe lugines se Dukatit. Ne qafen e llogarase (1050m), ku kalon rruga qe lidh Vloren me Himaren dhe Saranden, degezimet bashkohen. Ne vazhdim malet, duke u ulur, perfundojne ne fushgropen e Delvines.
Brezi bregdetar i ketyre nga uji i ftohte i Vlores deri ne Butrint perben rivjeren shqiptare ose Bregun e Kalter. Kjo eshte zona me e ngrohte e vendit, ne te cilen ullinjte dhe agrumet gjejne kushtete me te mira per zhvillimin e tyre. Rivjera dallohet per bukurite e ralla. Keto vecori si dhe plazhet dhe ujrat e pastra te detit Jon i japin Rivjeres vlera te medha turistike.
Lugina e Vjoses eshte lugina me e madhe. Pjesa e siperme e saj (deri ne Kelcyre) ka reljev te bute dhe fusha te vogla ne te dy anet e lumit. Ne keto fusha jane vendosur tokat e punuara te lugines dhe qendrat e banuara kryesore. Ne vazhdim, lugina ngushtohet dhe forumon gryken e famshme te kelcyres (13km te gjate dhe 1000m te thelle). Pas kesaj gryke lugina ngushtohet dhe zgjerohet disa here, deri sa del ne fushen e Myzeqes se Vlores.
Lugina e drinosit pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Pjesa e siperme e saj eshte mjafte e gjere dhe krejte e rrafshet.
Ajo ka toka shume te mira bujqesore. Ne pjesen e poshtme ngushtohet dhe ritet pjeresia e shpateve.
Lugina e Shushices pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Ajo eshte e gjere ne pjesen e poshtem, ku ka toka shume te mira bujqesore, dhe mjafte e ngushte e me reliev te ashper, ne pjesen e siperme.
Fushgropa e Delvines shtrihet ne jug te rajonit. Ajo eshte e forumuar nga nje fundosje e madhe tektonike, qe vazhdon te ulet, prandaj fushat e saj jane te rrafsheta. Pjesa me e madhe e tyre ishte e kenetezuar nga vershimet e shpeshta te lumenjve. Fushgropa u bonifikua ne vitet ’70 te shek. XX. Ne kete fushegrope ngrihen si ishuj kodrat e uleta. Ne lindje ajo rrethohet nga vargje malore.
Klima eshte tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe te lagesht e vere te nxehte dhe shume te thate.
Hidrografia perbehet nga lumi i Vjoses dhe i Osumit, me deget e tyre, te cilat kane prurje me te medha ne stinen e dimrit dhe me te vogel ne vere.
Tokat ne luginat e fushegopen e Delvines jane pjellore, kurse per shkak te erozionit, ne shpatet e maleve jane te varfra.
Bimesiaeshte mesdhetare. Ajo perfaqsohet kryesishte nga shkuret, dushqet dhe haloret mesdhetare, teper te demtuar nga njeriu. Ne lartesine e maleve te larta gjenden kullota alpine


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.