Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shqiptaret: viktima te racismit apo edhe fajtore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4521)
Shqiptaret: viktima te racismit apo edhe fajtore?
Te nderuar pjesemarres te ketij forumi:
Pas ngjarjeve te fundit ne Kosova, kam menduar qe te hap nje teme tjeter qe sipas mendimit tim eshte shume kohore--ate te racismit.
Une, sic e kam thene dhe me perpara jetoj ne Amerike, ku racismi eshte nje ceshtje sa e rendesishme aq edhe e ndjeshme. Ne ne Shqiperi nuk bisedojme shume per racismin, ndoshta sepse kemi arritur ne perfundimin qe ne jemi vetem viktimat e tij dhe nuk i kemi hyr asnjerit ne hak vet.
Megjithate racismi eshte i shumellojshem. Dhe fjala "rrace" ne shqip ka kuptim tjeter nga fjala anglishte. Ne me rrace nuk nenkuptojme vetem nje nje grup njerezish me ngjyre tjeter lekureje po dhe njerez nga krahina te ndryshme madje dhe fise te ndryshme. Dhe gjate visites time te fundit ne Tirana degjova dhe lexova se kane lindur shume konflikte midis vendasve dhe te ardhureve nga malesia, te cilet therriten me emrin percmues "malok".
Tragjedia e Karaburunit, kur kryeministri yne jugor nuk denjoi te nderpriste pushimet per mortin e viktimave nga veriu, vuri akoma me shume ne pah percarjen e vendit tone midis jugut dhe veriut. Dhe te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperine e mesme e dine qe kosovaret nuk kane asnje mbeshtjetje aty, madje perbuzen per zakonet e tyre.
Behet fjala ketu per paragjykimet e shqiptarit ndaj shqiptarit. Persa i perket racave minoritare, domethene romeve dhe zezakeve, me vjen turp t'ju them te huajva sa racist jane shqiptaret.
Pyetja ime eshte kjo: si ka mundesi qe nje popull qe ka vuajtur historikisht dhe po vuan ende kaq shume nga paragjykimet raciste te popujve te tjere te ushqej dhe vete ne gjirin e tij paragjykime te tilla?
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.