Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Alternativat religjoze te Islamit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4683)


Postuar nga Indrit datë 03 Prill 2004 - 00:32:

Alternativat religjoze te Islamit.

SHume paragjukime i behen Islamit ne bote duke dashur qe ta diskriminojne ate.
Pa te drejte e quajne fe qe pengon shkencen e zhvillimin.
pa te drejte e quajne dem te shoqerise.
Do te mundohem qe te hedh drite pikerisht mbi keto gjera dhe do te jem i lumtur nese do te arrij te sqaroj dicka.

Islami eshte superior mbi cdo fe tjeter dhe kete do ta shohim nga disa aspekte:

1-NE ASPEKTIN FETAR.

Islami nuk mohon vlerat e besimeve te mepareshme por perkundrazi ai i ngren keto vlera ne nje etape te re zhvillimi.

Islami per here te pare solli nje concept te drejte mbi Krijuesin dhe krijesen.Ai nuk e ndan jeten por e kupton ate si te vlefshme dhe e rregullon ne teresi.

Keto miresi jane pjese nga begatite e shumta qe gjithmone e percjellin Islamin.

Koncepti i monoteizmit ne Islam eshte i perkryer, ne Islam adhurohet nje Zot i vetem dhe nuk i behet rival apo shok.

Ne Islam nuk proklamohen profetet si hyjni.

Islami nuk bente personifikim te atributeve te Zotit me qenie te vecanta hyjnore.

Pra ne Islam egzistonte vetem adhurimi i Allahut

Duke qene ne kete gjendje te rende shpiterore , shfaqet Islami si Alternative, i cili angazhohet per njeshmerine e Zotit,te cliruar nga fantazite mitologjike. Kjo deshmohet qarte ne kuran :” Thuaj Allahu eshte nje. Allahu ashte Ai i Cili i drejtohen krijesat per cdo nevoje. Ai ska lindur ke dhe as nuk eshte i Lindur. Dhe askush nuk I Barabarte me Te.( Ihlas 1-4)



Po ashtu argumente te tjera per njeshmerine e Allahut ne adhurim do te gjejme ne ajetet 163-164 te sures bekareh, ne ajetin 255 etj.


Nuk duhet lene pa permendur edhe disa kontraste te tjera qe na nxisin te pranojme se Islami eshte superior.

Keshtu jeteshkrimi i Muhammedit a.s nga lindja deri ne vdekje nuk eshte legjende,cdo gje eshte e ruajtur e transmetuar dhe e argumentuar, cdo gje njihet me hollesi perfshire edhe detajet me te vogla, si theniet e tij ne raste te vecanta veprimet e tij ne jete etj.

Kushdo qe deshiron te ndertoje nje jete ideale sipas parimeve hyjnore, si bashkeshort, prind, punetor, ushtar, sundues qytetar etj.duhet te ndjeke shembullin e Muhamedit a.s sic e thote edhe kurani famemadh: “ vertet ju ne te Derguarin e Allahut keni shembullin me te perkryer…( el ahzab 21) por njekohesisht i jep porosi profetit: “ Thuaj une jam njeri sikur edhe ju….” ( fussilet 6).

Njolla e mekateve ne shpiterat e njerezve nuk do te hiqet me durimin e torturave apo me vrasjen e nje personi tjeter por me pendim, duke urdheruar net e mire dhe duke ndaluar me force nga e keqja. Kurani ndryshe nga bibla Jezusin e trajton ne konteksin pozitiv, me dimensjone njerezore ,si te Derguar te Zotit.

Ai trajtohet ne 15 sure te Kuranit dhe ne 93 versete.

Po ashtu me dashje apo pa dashje te krishteret kane injoruar nje tjeter moment, ate te paralajmerimit te bibles per ardhjen e Muhammedit a.s. Jesusi ka thene:”Kam edhe shume per tju treguar por tani smund ti kuptoni. E kur te vije ai Shpirti i se vertetes do te udhezoheni ta njihni tere te verteten.

Po ashtu ka edhe shume shkaqe te tjera qe I bejne njerezit zgjedhnin alternativen Islame jane edhe obligimet qe ka kjo fe te cilat i permend kurani:” Me te vertete Allahu urdheron drejtesi bamiresi dhe ndihme te farefisit e ndalon nga imoraliteti , nga e neveritura dhe dhuna….”

Po ashtu Islami e urdheronte femijen qe adhuronte vetem Allahun dhe te sillej butesisht me prinderin” Allahu ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec tij dhe te silleni miresisht me prinderit”


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.