Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Njeriu qe mbajti shqiperin pa u ba pjes e 7 e jugos...lavdi per ket !! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5000)
Njeriu qe mbajti shqiperin pa u ba pjes e 7 e jugos...lavdi per ket !!
Enver HOXHA, 26 qershor 1984
Kosovarët janë të pamposhtur
12 gusht 2003 - Ç'ka më shoviniste e më barbare në të gjithë carët e knjazët e mesjetës, e kanë përvetësuar titistët, ç'ka më mizore e më çnjerëzore në të gjitha diktaturat fashiste dhe në organet e tyre të shtypjes se popujve, e kanë përvetësuar udbashët serbomëdhenj dhe e zbatojnë me egërsi ndaj shqiptarëve në Kosovë e në krahina të tjera shqiptare, që fuqitë kapitaliste të asaj kohe, arrogante e armiqësore ndaj vendit e popullit tonë, ia bashkuan me padrejtësinë më të madhe Jugosllavisë. Përsekutimi i egër i vëllezërve kosovarë, në Kosovë e jashtë saj, nga shovenët e tërbuar serb ka qënë i vazhdueshëm. Me gjyqe e pa gjyqe, me dënime e pa dënime, me atentate, me zhdykje pa lënë gjurmë, numri i viktimave ka qenë shumë i madh. Edhe tani, brenda dy-tre ditëve, në Kosovë u nxorën përpara "gjyqit" dhe u dënuan me dënime të renda mbi 30 kosovarë, të gjithë të rinj, studentë, punëtorë, bujq, mësues, trima e të guximshëm si stërgjyshërit e tyre. Akuza? Ajo e zakonshmja: "kryengritje, irredentizëm, kërkesë për t'u bashkuar me Shqipërinë, pjesëmarrje në demonstratat e vitit 1981, propagandë në favor të Shqipërise" etj., etj. Babai e djali, nëna e bija, vëllai e motra në të njëjtën bankë përballë bishave të UDB-se për të njëjtin faj e krim. Po ndodh si në përrallen e La Fontenit "Ujku dhe qengji". Kur lexoj këto lajme, zemra më lëndohet rëndë. Por në të njëjtën kohë edhe krenohem për qëndrimin burrëror të shqiptarëve përpara gjyqtarëve serbë apo serbofilë. Pa iu dridhur syri ata hedhin poshtë akuzat që u bëhen, thonë me hallin lart se janë për "Kosovën Republikë" dhe se për këtë nuk janë të penduar, deklarojnë se pohimet që u janë nxjerrë gjatë hetusisë u janë marrë nëpërmjet torturave përbindëshe etj. I riu kosovar, vigan përpara trupit gjykues xhuxhmaxhuxh serb!
Kosovari është shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Si i tillë askush, gjithashtu, nuk mund t'i mohojë të drejtën që të mendojë e të jetojë për atdheun e vet. Shtypja e ndjenjave kombëtare, e ndjenjes së Iirisë dhe të drejtës politiko-shoqërore kudo e kurdoherë, nën çdo regjim shtypës sado gjakatar që të ketë qenë, ka çuar në rritjen e ndjenjes së kombësisë, të Iirisë e të drejtësisë. Këtë ua kemi thënë qindra herë dhe ua përsërisim prapë serbomëdhenjve. Le të mos e harrojë! Ne as kemi ndërhyrë as kemi ndërmend të ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë, por e kemi thënë dhe e përsërisim se do të mbrojmë deri në fund të drejtat kushtetuese të vëllezërve tanë kosovarë e të shqiptarëve të tjerë që jetojnë në trojet e veta kombëtare në Jugosllavi. Kosovarët dhe shqiptarët e tjerë që janë në Jugosllavi, më mirë se kushdo tjetër e ndiejnë peshën dhe pasojat e sundimit e të shtypjes çnjerëzore të serbomëdhenjve. Terrori, gjyqet, dënimet, masat shkombëtarizuese do t'i kalitin më tepër, do t'i nxisin për rritjen e luftës për të drejtat e tyre. Në këtë kuptim, terrori i sotëm serbomadh është një akt vetvrasjeje i titistëve. Nuk është urrejtja nacionale kundër popullit serb, ndjenja e hakmarrjes apo dëshira "për të përlarë Kosovën", siç pretendojnë titistët, që më shtyn t'i akuzoj e t'i cilësoj kështu krerët e tyre, serbomëdhenjtë antishqiptarë e shovinistë denbabaden. Jo, zemërimi im është rrjedhim i veprimeve të tyre barbare, plotësisht të padrejta e të paligjshme, kundër rinisë heroike kosovare, studentëve, mësuesve, pedagogëve, punëtorëve, bujqve, vajzave trime e motra të Kosovës, i antishqiptarizmit të tyre të thellë. Jam i bindur se këha dhe vetë populli serb e popuj të tjere të Jugosllavise do t'i cilësojnë e do t'i dënojnë ata akoma më shumë e akoma më rëndë. Me anë të shtypit ta njoftojmë opinionin tonë publik për gjyqet e ditëve të fundit në Prishtinë.
me rrespekt E-N-GJ-E-LL-I
Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.