| Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Agjerimi dhe vlerat e tij.
Me te vertete te gjitha falenderimet i perkasin Allahut i Cili thote ne nje ajet kuranor : O ju te cilet keni besuar agjerimi ju eshte bere obligim juve, ashtu sic ju ishte bere obligim atyre perpara jush, me qellim qe te beheni te devotshem.(bekare).
Pershendetjet me te mira jane per pejgamberin e Allahut i cili thote: Kush agjeron nje dite per hir te Allahut, Allahu e largon fytyren e tij nga zjarri shtatedhjete vjet.
Meqenese ndodhemi fare prane muajit te shenjte te ramazanit do te mundohemi qe te qartesojme sadopak shtyllen e katert te islamit agjerimin.
Ne aspektin gjuhesor fjala "Agjerim "do te thote ndalim,braktisje ose heqje dore.
Ndersa ne aspektin fetar do te thote: Heqje dore nga ushqimi, pija , duhani dhe nga gjera te tjera te ngjashme me kete prej agimit e deri ne perendim te diellit.
Por valle cili eshte qellimi i agjerimit mos valle qe te mbetemi te uritur?mos valle qe te tortorojme veten tone me te? Jo jo qellimi i tij eshte krejt i kundert nga ajo qe duket ne siperfaqe. Agjerimi ka nje sere qellimesh por nga me kryesoret jane:
1-Devotshmeria.
Agjerimi numurohet ne shprehjet me te larta te devotshmerise , kjo deshmohet nga verseti i lartpermendur: O ju te cilet keni besuar agjerimi ju eshte bere obligim juve, ashtu sic ju ishte bere obligim atyre perpara jush, me qellim qe te beheni te devotshem.(bekare).
Pra qellimi i pare i agjerimit qenka devotshmeria hd bindja ndaj urdherit te krijuesit.
Agjerimi eshte bindje e besimit te vertete,pa dyfytyresi e hipokrizi, thote profeti muhammed a.s: I vetmi adhurim qe nuk ka dyfytyresi eshte agjerimi.
Por valle perse? Perse valle te vecohet agjerimi nga adhurimet e tjera?
Per shkak se ne cdo adhurim tjeter mund te kete hipokrizi ndersa ne agjerim jo.
Psh nje njeri mund te jape zekat por ama mund ta beje kete per ti thene te tjeret bujar apo zemermire dhe ndoshta ku ta dish se ben per hire te Allahut dhe si reagim ndaj urdherit te Tij, kurse nje njeri qe agjeron dihet se kete e ben per hire te allahut pasi agjerimi eshte dicka qe nuk mund ta shohe njeri, psh nje njeri thote ne prani te njerezve qe agjeroje dhe me vone fare thjeshte mund te mbyllet ne shtepi e te haje e te pije. Pra nga ketu kuptohet sinqeriteti i besimtarit gjate agjerimit.
Per ta bere me te qarte kete pike po ju kujtoj me nje hadith kudsij ku Muhammedi as transmeton se Allahu i Madheruar thote: cdo qe ben te mire qe ben besimtari dhjetefishohet e mund te shkoje deri ne shtateqind fish, pervec agjerimit i cili behet per Mua dhe Une do ta shperblej ate si te dua vete…
Pra agjerimi thote Allahu behet per mua dhe une do tja shumefishoj shperblimin agjeruesit me shume se cdo shperblim tjeter, ndoshta 1000 fish , ndoshta deri ne infinit.
2-Dhembsuria dhe bujaria.
Qellimi i dyte i obligimit te agjerimit eshte dhembsuria. Por valle cfare lidhje ka dhembsuria me agjerimin?
Njeriu qe agjeron eshte gjithmone i dhembshem dhe bujar.
Por valle a e dini se perse ndodh kjo?
Qe ne kohet e vjetera eshte thene : I ngopuri nuk i beson te uriturit. Kjo teori eshte teper e vertete pasi nje njeri qe nuk ka njohur kurre vuajtje dhe uri nuk te beson.
Shpesh here shikojme njerez te varfer dhe te pakte jane ato njerez qe e ndjejne nevojen dhe hallin e tyre. Shpesh here kam vene re njerez qe kur shohin ndonje lypes, i kruajne te gjithe xhepat saqe lypesi mendon se kushedi sa po i jep , dhe ne fund pasi i kontrollon mire e mire xhepat thote; me fal ore ti por nuk paskam te thyera sot.
Dihet fare qarte se perse behet ky veprim, per shkak se ky njeri as qe ka tentuar te agjeroje ndonjehere . por si thoni ju po te ishte nje agjertues a do te vepronte keshtu?
E pamundur te ndodhe kjo per shkak se ai e ka provuar urine, etjen dhe sakrifica te tjera te ngjashme. Agjeruesi e ndjen nevojen dhe hallin e te varferit nuk arsyetohet se nuk ka te vogla , per shkak se e mund veten e tij dhe zemra e tij e bute eshte e gatshme te jape edhe te medha.
3-Falja e mekateve.
Pra nje tjeter qellim i detyrimit te agjerimit eshte falja e mekateve tona.
Vella i dashur a ke deshire ti qe te te falen mekatet? Por lind nje tjeter pyetje sa mekate te fal agjerimi? Degjo se cfare thote i derguari i Allahut ne fjalen e tij ;
Transmetohet nga Ebu Hurejre Zoti qofte i kenaqur me te se i derguari i Allahut ka thene :Kush agjeron ramazanin me besim te plote dhe shprese ne shperblimin e Allahut , i falen te gjitha mekatet e bera.
I dashur a nuk ke nevoje ti te gjesh nje rruge per te falur mekatet tua?
Ndiqe kete rruge sepse nuk do te pendohesh, agjeroje ramazanin.
Qellimet e detyrimit te agjerimit jane te shumta por ne po permendim vetem keto sa per te vertetuar qe Allahu nuk ka nevoje per urine tone edhe as per etjen e vuajtjet tona por jemi ne ata qe kemi nevoje per meshiren e Allahut jemi ne ato qe kemi nevoje per ndermjetesimin e agjerimit.
Transmetohet nga Abdullah Ibn umeri se i derguari i Zotit ka thene: Me te vertete agjerimi dhe kurani do te jene ndermjetesues per besimtarin ne diten e gjukimit.
Do te thote agjerimi o Zoti im me te vertete une e ndalova kete besimtar nga ngrenia, pija dhe nga epshet,prandaj me mundeso mua qe te ndermjetesoj per te.
Dhe do te thote kurani; o Zoti im une e ndalova ate nga gjumi i tij (duke e lexuar naten) prandaj me mundeso mua qe te ndermjetesoj per te.
(Me pas Allahu i Madheruar thote): Ndermjetesoni per te.( hadith sahih)
Allahu nuk ka nevoje per urine tone por ne kemi nevoje per shperblimin e Tij.
Ne kemi nevoje per xhennetin (parajsen), jemi ne ata qe ngulmojme nepermjet agjerimit te hyjme ne xhennet.
Por valle a eshte agjerimi nje menyre per te hyre ne xhennet? A eshte agjerimi rruge qe te dergon tek deshira me e madhe e besimtarit?
Patjeter qe eshte dhe kete nuk e them une por profeti Muhammed a.s ne kete hadith: Me te vertete ne xhennet ka nje dere qe i thone rejjan dhe hyjne nga kjo dere agjeruesit ne diten e gjukimit dhe nuk mund te hyjne ne te askush tjeter pervec tyre. Dhe pasi te kene hyre te gjithe agjeruesit ajo mbyllet. ( transmetoi buhariu dhe muslimi).
Vella i dashur nese do te hysh ne xhennet nepermjet kesaj dere duhet te agjerosh ramazanin. Agjeroje pra kete muaj me qellim qe te gjesh kenaqesine e shumekerkuar, me qellim qe te plotesosh deshiren me te madhe, me qellim qe te realizosh endrren tende, xhennetin qe ka pergatitur Allahu per besimtaret e tij te devotshem e te sinqerte.
Vella i dashur a ke deshire ti qe Allahu te te fale ty? A deshiron qe te shpetosh nga denimi i dhembshem i xhehennemit (zjarrit)? A deshiron ti qe engjujt te kerkojne falje per ty tek Allahu i Madheruar? A deshiron ti qe te pergatitet per ty xhenneti dhe te hysh ne te pa patur frike?
Nese i do te tera keto atehere duhet qe ta agjerosh muajin e shenjte te ramazanit.
Duhet te degjosh qe cfare ofertash jep allahu ne muajin e ramazanit, pejgamberi a.s thote: I jane dhene popullit tim (muslimanve) pese gjera te cilat nuk ju jane dhene askujt me perpara.
E para eshte se Allahu ne naten e pare te muajit te ramazanit shikon drejt tyre , dhe nese Allahu shikon drejt dikuj , nuk e denon ate person asnjehere.
E dyta eshte se era e keqe e gojes se agjeruesit eshte me e mire dhe me e dashur tek Allahu se era e miskut.
E treta eshte se Melaiket ( engjujt) kerkojne falje per kete person tek Allahu cdo dite dhe nate.
E katerta eshte se Allahu i Madheruar e urdheron Xhennetin dhe i thote: Pergatitu dhe zbukurohu per roberit e mi sepse ata kane nevoje te rehatohen nga lodhja e jetes ne toke dhe dhe per te ardhur ne vendin e tyre te nderuar (xhenneti).
Kurse e pesta eshte se ne naten e fundit Allahu i Madheruar i fal ata te gjithe.
Nje njeri ngrihet dhe pyet ! O profet i Zotit a mos eshte kjo nata e kadrit?
Jo i pergjigjet profeti: a nuk i shikon punetoret te cilet kur mbarojne nje pune per dike kerkojne nga ajo shperblimin.( hadith hasen).
Pra i dashur keto jane ofertat me te mira qe mund ti jepen dikuj.
Mos i nenvlereso ato por pergjigjiu atyre duke agjeruar.
Agjeroje kete muaj per hire te Allahut dhe kerko prej Tij shperblimin per kete pune fisnike dhe ji i sigurte se Allahu do te ta jape kete shperblim sepse Ai nuk i ben padrejtesi askuj.
Ah sikur te gjithe njerezit ti dinin te mirat , shperblimet dhe ofertat e ketij muaji agjerimi! Muhammedi a.s thote: sikur njerezit ti dinin te mirat e muajit te ramazanit do te deshironin qe i gjithe viti te ish ramazan.
Te flasesh per miresite e Agjerimit te duhet te shkruash gjithe jeten .
Gjithesesi une po ju kujtoj edhe me nje hadidh me qellim qe te kuptohet se ckerkohet nga agjerimi me te vertete.Tani po ju pyes te dashur a mjafton vetem te mos hame dhe pime apo kemi edhe obligime te tjera?
Per te sqaruar kete pike po permend kuptimin e nje hadithi profetik ku thuhet: agjerimi eshte tre llojesh:
1-Agjerim nga i cili nuk ka gje tjeter pervecse uri dhe etje.
2-Agjerim me te gjymtyret e trupit.
3- agjerim me zemer.
Tani le te sqarojme pak keto tre lloje.
Lloji i pare i agjerimit eshte nje agjerim ku personi perfiton uri dhe etje por jo shperblim pasi ai ndalon vetem ngrenien dhe pirjen por nuk ndalon thashathemet, nuk ndalon , shpifjet, fjalet e keqija, nuk i ndalon syte e tij nga te parit haram nuk i ndalon kembet e tij nga te shkuarit neper vende te pista, nuk i ndalon duart e tij nga punet e ndyra , nuk i ndalon ato nga vidhja.
Pra ky lloj agjerimi eshte i papranueshem tek Allahu dhe i pavlefshem pasi Muhammedi as thote: Me te vertete Allahu eshte i mire dhe nuk pranon tjeter pervecse te miren.
Lloji i dyte tashme kuptohet , eshte agjerimi ku njeriu i frenon te gjitha gjymtyret e tij nga te berit keq dhe ky eshte nje agjerim i pranueshem.
Ndersa lloji i trete eshte agjerimi ku sebashku me gjymtyret agjeron edhe zemra .
Lloji i trete eshte edhe agjerimi me i larte te cilin Allahu e pranon me kenaqesi.
| Gjithsej 124 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.