Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6452)


Postuar nga Endri datë 28 Tetor 2004 - 19:38:

Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët

Cod. A28102004

Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët


Indeksi i kariesit (sëmundjes së dhëmbëve) tek shqiptarët është shumë i lartë, ndërkohë që kujdesi për mbajtjen dhe kontrollin e rregullt të gojës lë ende për të dëshiruar. Ky është një nga problemet që ka trajtuar konferenca e dhjetë kombëtare e stomatologjisë, e cila ka mbledhur dje stomatologë nga gjithë vendi. Sipas specialistëve, problemi i kariesit është një nga më të ndeshurit në vendin tonë, për kurimin dhe parandalimin e të cilit është e nevojshme të merren masa. Kështu, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë në këtë sektor, do të nisë së shpejti një projekt pilot, fillimisht në disa shkolla fillore e çerdhe të Tiranës, ku fëmijët do të marrin tableta për forcimin e dhëmbëve. Më pas, do të shihet mundësia për zgjerimin e projektit edhe në rrethe të tjera. Ndërkaq, është theksuar edhe shtimi pa masë i këtij shërbimi, mjerisht në mënyrë joharmonike në vend. Sipas statistikave numërohet një dentist për 300 shqiptarë, ndërkohë që në vendet e tjera numërohet një dentist për 1000-1600 banorë. Shtimi i klinikave dentare dhe përqëndrimi në Tiranë, vazhdon të mbetet problem, ndërkohë që veri e verilindja cilësohen si vende me mungesë të theksuar të këtij shërbimi. Gjithsej numërohen 1000 klinika të licensuara, 200 prej të cilave vitin e shkuar.

---

Te njejten gje vura re dhe une tek shume shqiptare ne shqiperi.


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.