Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)


Postuar nga déjà-vu datë 08 Nëntor 2004 - 16:25:

Intro

Nuk eshte me asgje si me perpara.Zakonisht ,kur brenda meje pyes veten mbi motivet i vetmi shpjegim qe di ti jape eshte qartesia .

Jeta ndahet ne ngjarje,nuk ndahet ne vite.Nje njeri ka vitet ne kurriz por eshte e kote.Feston ditelindjet per te vetmen arsye sepse hyn tek ngjarjet pozitive qe e kane shenuar .Kerkon te harroje sa me shpejt
hidherimet ,tmerret qe ka pare,friken ku ka lundruar .
E gjithe kjo eshte e kote,nje mase provizore qe nderrmarim sepse mjafton dridhja me e lehte e themelit te quajtur Ekzistence per tu kthyher mbas.

Po,te kthehesh mbas.
Nuk eshte me asgje si me perpara....dhe nuk ka se si.E gjithe ndahet ne perpara asaj ngjarjeje dhe mbas asaj ngjarjeje.Sado te kerkosh ta evitosh,eshte e kote.Nuk kthehesh kurre ''siç ishe'' sepse tashme brenda teje je i shenuar ,je i gervishtur kaq fort sa te zere ndryshk i duhet kohe.

Rumori assordanti che inondano la mente.
E kote te kerkosh te mbyllesh veshet sepse nuk mundesh ti evitosh sado deshire ti kesh vene vetes t'ja dalesh mbane ne kete mision.E kote,jetojne aty...je ti qe i krijove,ti i ushqeve,ti i mbart .


  Gjithsej 60 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.