| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Tiparet e pergjithshme te klimes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=676)
Tiparet e pergjithshme te klimes
Klima e larmishme
Trevat perendimore kane klime mesdhetare, qe dallohet per veren e nxehte dhe te thate dhe dimrin e bute dhe shume te lagesht. Ne brendesi dhe ne lindje te tyre klima merr karakter kontinental, qe dallohet per dimer te ashper dhe veren e nxehte, kurse rreshjet me shume bien ne pranvere dhe ne vjeshte. Ne lartesite e maleve shfaqen tipare te klimes malore, qe dallohet per veren e fresket dhe dimrin e ashper me debore te shumte.
Klime mjaft e paqendrueshme
Jane te shpeshta rastet kur temperaturat ulen ose ngrihen shume, kur bien nje sasi shume e madhe rreshjesh ose kur per kohe te gjate nuk bien fare rreshje.
Faktoret e formimit te klimes
Klima e trevave shqiptare formohet nen veprimin e ketyre faktoreve: posita gjeografike, masat ajrore, relievi, detet, bimesia dhe veprimtaria e njeriut.
Posita gjeografike
Ne trevat perendimore kushtezon karakterin mesatar dhe mesdhetar te klimes, kurse ne trevat lindore shqipetare nje klime me shume kontinentale.
Masat ajrore
Mbi trojet shqipetare vijne masa ajrore te ngrohta nga gjeresite gjeografike tropike dhe masa te ftohta nga gjeresite gjeografike mesatare dhe me te medha. Ne trevat perendimore takohen kryesisht masa ajrore detare, kurse ne trevat lindore mbizoterojne masat ajrore kontinentale, qe vijne nga lindja dhe verilindja.
Relievi
Ndikon tek klima nepermjet lartesise se madhe mbi nivelin e detit(me rritjen e lartesise ulet temperatura, rritet sasia e reshjeve, numri i diteve me reshje debore dhe trashesia e saj); nepermjet drejtimit mbizoterues veriperendim- juglindje te vargjeve malore, te cilat pengojne depertimin e ererave te ngrohta detare ne lindje dhe te ererave te ftohta kontinentale ne perendim; nepermjet copetimit te madh dhe shumellojshmerise se formave te tij, te cilat sjellin ndryshime te medha klimatike nga njera zone ne tjetren.
Detet
Ndikimi i tyre shprehet ne zbutjen e ndryshimeve te temperatures, ne lindjen e qarkullimit lokal te ererave te puhise detare dhe te tokes, ne shtimin e lageshtires se ajrit dhe te tjera.
Bimesia pyjore
Kjo ndikon me shume te klima, ajo zvogelon ndryshimin e temperatures , krijon ererat lokale dhe rrit lageshtine e ajrit.
Ndikimi i njeriut
Disa nga shkaqet e mikroklimave jane : tharja e kenetave dhe e mocaleve, pyllezimet ose shpyllezimet, krijimi i liqeneve artificiale , krijimi i komplekseve te medha industriale etj.
Elementet klimatike, temperatura
Shtrirja e madhe e trevave shqiptare nga bregdeti ne brendesi te gadishullit te Ballkanit dhe ne drejtim vertikal kushtezon ndryshime te dukshme te vlerave te temperatures te ajrit.
Temperatura mesatare vjetore
Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 17 grade C (bregdeti jonian) deri ne 7 grade C ( lartesia 1200m -Vermosh ne veri te Shqiperise). Ne lartesite me te medha te trevave lindore kjo temperature eshte dhe me e ulet.
Muaji me i nxehte
Muaji me i nxehte eshte Korriku. Mesatarja e temperatures per korrikun ne zonat e uleta eshte mbi 25 grade C ( Sarande, Kumenice, etj). Vlerat me te larta te temperatures kane arritur rreth 44 grade C(Kucove). Ne zonat e brendeshme dhe te larta temperaturat mesatare arrijne 13 grade C ( Kodra e Diellit ne malin e Sharit ).
Muaji me i ftohte
Muaji me i ftohte eshte janari. Per zonat e uleta dhe bregdetare mesatarja e temperatures per janarin arrin mbi 10 grade C. Ne lartesite dhe ne trevat lindore, me dimer te ftohte kjo mesatare eshte mjaft e ulet nen -3 grade C . Minimumi me i ulet i temperatures ka arritur -29.4 grade C ( Manastir).
Reshjet
Sasia mesatare vjetore e rjeshjeve
Kjo sasi rjeshjesh ndryshon nga rreth 600mm ne fushegropat e brendeshme ne mbi 3100mm (ne Boge - Alpet perendimore te Shqiperise). Me pak reshje bien ne brendesi te rajone shqiptare, pasi ererat shiprurese e kane shkarkuar pjesen me te madhe te lageshtise se tyre para se te vijne ne keto rajone.
Shperndarja e reshjeve
Shperndarja e reshjeve gjate vitit ndryshon. Ne trevat perendimore shqiptare pjesa me e madhe e reshjeve bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse ne trevat lindore pjesa me e madhe e reshjeve bie ne periudhen e pranveres dhe pjeserisht ne vjeshte.
Reshjet e debores
Keto reshje jane nje dukuri shume e rralle ne bregdetin Jonian, kurse ne drejtim te lindjes dhe te lartesive te zonave malore ato perbejne llojet mbizoteruese te rjeshjeve.
Klima e trevave shqiptare eshte e larmishme, mesdhetare ne perendim , me tipare kontinentale ne lindje dhe malore tek lartesite. Ajo eshte mjaft e paqendrueshme.
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.