| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Poezi nga Indriti.
Nuk e di.
Erdha, por as vete se di nga erdha.
I habitur pashe rrugen dhe perpara u derdha.
Do iki nga kjo bote, desha apo nuk desha
Si erdha?!! Si e gjeta kete rruge?!
Nuk e di.
I ri apo i vjeter jam une ne kete bote plot andrralla?
A jam i lire te veproj, apo jam i lidhur fort me pranga?
A jam ne gjendje te drejtoj veten apo vec ne raste te rralla?
Sa shume me pelqen ta di , por…
Nuk e di.
Rruga qe po pershkoj eshte e shkurter apo pa mbarim?
Se di ne ngjitem lart, apo fundosem thelle ne deshperim?
Ndoshta po ndjek nje shteg qe s'ka pasur kurre fillim?!
Mos valle bota qendron ne vend,e koha ecen me nxitim?!
Cuditerisht nuk e di.!
Ah i mjeri une sa drejt i shkova rruges se pasosur!
Tashme nuk e di ne jam gjalle apo ne toke i varrosur.
Pasi nuk di gje ndjehem shume i lodhur e i brengosur.
Shpirterish jam shume i vrare te di dicka por…
Nuk e di.
Cfare kam qene une perpara se te behem njeri i persosur?
Mos valle kam qene toke, apo nje majmun i zgjebozur?!
Mos valle kam qene i lire neper xhungel e tashme i burgosur?
Cfare kam qene valle?
As kete nuk e di.
| Gjithsej 135 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.