| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Duke degjuar zerat brenda teje
Ju ka ndodhur ndonjehere te qendroni vetem ne shoqerine e mendimeve tuaja? Ju ka ndodhur ndonjehere qe te mbyllni syte dhe te filloni te bisedoni me veten per rendesine e nje casti qe ka lene shenje ne botekuptimin tend? A ju ka ndodhur te degjoni ndonje peshperitje te pazakonte qe ju ka bere me te ndjeshem, me te larte shpirterisht, me te guximshem moralish ku fjalet fillojne dhe rrjedhin si nje perrua i shkumezuar duke ju shpene ne nje bote tjeter. nje bote ku ju jeni krijuesi dhe vete krijesa.
une besoj se keta zera flasin brenda secilit prej nesh. Ndoshta tek dikush peshperisin, tek nje tjeter therrasin, ne te tjere kendojne, renkojne, krijojne, zbulojne te fshehta ngacmuese. Rendesi ka ti degjojme ato.
Nqs keni ndjere te tilla nuanca dritheruese edhe per nje moment shkruaj per to.
| Gjithsej 497 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.