Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Tokat dhe ndotja e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=698)


Postuar nga Keni datë 01 Prill 2003 - 07:49:

Tokat dhe ndotja e tyre

Jo gjithkund mund te mbijne dhe te zhvillohen bimet. Ato zhvillohen vetem atje ku jane formuar tokat qe permbajne uje dhe lende ushqyese per bimet.
Ne rajone te ndryshme te trevabe shqipetare jo te gjitha tokat mund te sigurojne ushqim te mjaftueshem per bimet. Prandaj ato ndahen ne toka pjellore dhe ne toka te varhra.
Toka pjellore jane te pasura ne lende organike, permbajne sasi te mjaftueshme uji dhe jane te ajrosura. Keto kane trashesi te madhe, deri ne dy metra. Ato gjenden ne fusha (fusha e Myzeqese, e Kosoves etj.) ne fushgropa si ( fushgropa e Korces, e Manastirit etj.).
Tokat e varfera permbajne pake lende organike, jane pake te ajrosura dhe nuke kane sasi te mjaftueshme uji. Keto toka kane trashesi te vogel, vetem disa centimetra. Ato gjenden ne shpatet e pjerreta dhe te zhveshur nga bimesia. Prandaj ne tokat e ketyre shpateve zhvillohet nje erozion (gerryerje) i fuqishem, qe i shpelan me shpejtesi pjeset me te imta dhe ushqyese per bimet. Ne keto toka prodhimet jane shume te pakta.
Ne disa treva shqipetare gjenden edhe toka te demtuara nga erozioni dhe ndotjet.
Erozioni shkaktohet nga faktore natyrore si pjeresia e madhe e shpateve, rreshjet e shumta ne formen e rrebesheve, mungesa e bimesise etj. Ne te njejten kohe ky erozion eshte shkaktuar e shtuar edhe nga veprimtaria shekullore e njeriut mbi bimesine dhe tokat. Per te siguruar jetesen njeriut i eshte dashur qe te presi vazhdimisht pyet, te demtoj bimesine me bagetine dhe me zjaret, te hajpin toka ne shpatet e pjereta te kodrave dhe te maleve. Pjesa me e madhe e tokave te reja te punuara dhe pa bimese u perfshine shume shpejt nga erozioni i fuqishem. Per pasoje ato u varferuan vashdimisht.
Per te pasur prodhime bujqesore te bollshme eshte e domosdoshme qe tokat te mbrohen nga erozioni. Per kete qellim duhet te pyllezohen shpatet e pjereta per t'i kthyer ato ne gjendjen e me pareshme natyrore, te mbrohet vazhdimisht bimesia dhe te ndertohen mure mbrojtese, taracimet etj.
Kemi gjithashtu dhe toka te ndotura. Ky fenomen ndodh nese nuk tregohet kujdes. Burimet e ndotjes se tokave jane te shumta. Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat e lejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurta dhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave te kromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, te qymyrit te gurit, mbetjet e industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimike etj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit te naftes.
b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medha si Tirana, Prishtina etj. Keto mbetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine e lejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhet edhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet nga semundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke, meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke u perdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.
Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhe mbetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.