Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Satire qe te ben te reflektosh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7112)


Postuar nga azurro datë 30 Dhjetor 2004 - 10:44:

Satire qe te ben te reflektosh

Rastesishte me rane ne dore keto thenie satire te shkrimtarit Luan Laze ku per mendimin tim nxjerin lakuriq ne shesh realitetin shqiptare ne gjithe hapsiren e tije.
Eshte hera e pare qe lexoj dicka nga ky satiriste dhe me thene te verteten me pelqyen shume prandaj vendosa qe ti sjelldhe ketu ne FH



1- Ne nje vend ku pelqejne aqe shume genjeshtren, eshte nje budalllalek te besh profesion tjeter vec atije te politikut.

2- kure ju thone nje gjysem genjeshtre , nuk do te thote se gjysma tjeter duhet te jete e vertete dhe kur ju thone nje gjysem te vertete, nuk do te thote se gjysma tjeter nuk eshte genjeshter.

3- Mesuesi i historise u thoshte nxenesve se, fitoren e tyre dinake ndaj trojanve, greket e festuan duke therur Kalin e Trojes.

4- Talenti qe prodhon vetem fame por jo para, duhet te kete njeren nga keto difekte: ose cilesine e tij, ose te adhurusve.

5- Gjyshja e ndjere e porosiste vazhdimishte ciftin e ri qe femijen e tyre mos ta puthnin pas qafe, sepse sipas nje bestynine ,kur te rritej mund te behej hajdut. Por ata nuk e degjuan asnje here keshillat e saje dhe ai kur u rrit, u be .... politikan!

6- Njerzit jane te cuditshem sepse i duan te gjitha, edhe demokracine, edhe lirine e fjales,edhe qetsine, edhe mirqenien, por edhe sigurine e se nesermes.

7- Ne nje shoqeri budallenjsh, individet e mencur konsiderohen perhere te marre, nderkoh qe ne nje shoqeri te mencurish, budallai behet drejtuse i tyre.

8- Neqoftese nje dite shtepite ku banojne disa politikan te sotem do te shpalleshin monumente kulture, ne te do te shkruhej: Ketu ka jetuar, menduar, ponuar, tradhetuar dhe numeruar parate, qe vidhte nga populli i tije, zoti Horri Filan Fisteku.

9- Me dhimbje, por kam vendosur te largohem pergjithnje nga vendi im. Arsyeja eshte se nuk di asnje gjuhe te huaj, sidomos anglishte.

10- Ne Shqiperi gjene nacionaliste pa shtepi, pa drita e me uje plot fekale dhe politikan me vila, dollar, celular e pasaporte diplomatike, qe urrejne pa mase vendin e tyre.

11- Nderkohe qe te ndershmit presin driten e semaforit dhe respektojne vijat e bardha, horrat kane mbaruar pune ne anen tjeter.

12- Kur ju flisni dhe te tjeret mbajne qetsi, do te thote se budallalleqet tuaja jane shume serioze.

13- Parlamenti nuk e ka miratuar ligjin per shitjeen e tokes te huajve. Mire ka bere, se ne nje vend ku klasa politike eshte e blere, nuk do te ishte e nevojshme te shitej edhe toka.

14- Mund te behesh i pasur duke qene edhe i mencur, por kurrsesi nuk mund te behesh i mencur vetem duke qene i pasur.

15- Shqiperia eshte vendi ku gjene me shumce varferi te pasur, dhe me pakice, pasuri te varfer

16- Cuditrisht, nga nje fije floku na vjen per te vjelle, ndersa per te gjitha leshrat thurim kenge.

17- Tek ne gjithcka eshte e shtrenjte, vetem zgjedhjet jane te lira.

18- ata ishin shoke te ngushte dhe banonin ne te njejten lagje, punonin ne te njetin institucion dhe shkonin me te njejten femer. Por njeri si dashnore dhe tjetri si i shoqi.

19- Zakonishte ata qe kane zemer nuk kane gje ne dore dhe ata qe kane gje ne dore, zakonishte nuk kane zemer.

20- Meqe parate dhe mekatet nuk tregohen, atehere ato duhet te jene njelloj.

21- Epoken e gurit, epoken e arit dhe epoken e dollarit, i bashkuan me njera-tjetren, i dhane emrin dhe fytyren e tyre heronjte e saje, njerzit e hurit dhe te litarit

22- Ne politike dhe agjensite funerale, nxirret fitime vetem nga fatkeqsite e te tjerve.

23- Nje grua nuk i tregon vitet, sepse e di mire se ato nuk korrepondojne me pjekurine e saj.

24- Me rastin e mungeses se dritave diten e Bajramit, Populli shqiptare i te tre besimeve uron qeveritaret e vete nga zemra: Jarabi vdekshin dhe mos i gjette Bajrami tjeter!

25- Po mbolle dashuri do te korresh mosmirnjohje, po mbolle urrejtje dote korrni duartrokitje dhe po mbollet genjeshter do te korrni besim.

26- Preferoj me mire te jem nje njri me vlere se sa nje vlere pa njei.

27- Per te kuptuar mire urine e te tjereve, mjafton nje dite i pangrene, ndersa per ta harruar ate, vetem nje ngopje.

28- Po te perpiqesh te njohesh te tjeret deri ne imtesi, do te arrishe ne konkluzionin se vetja duhet urryer.

29- Ne qofte se eshte e vertet se renja e nje glase zogu mbi koken e nje njeriu sjell fat, atehere mbi koken e disa politikanve, qe kane arritur te behen qeveritare, me siguri dote kete rene ndonje bajge.

30- Gjerat e vyera i bejne njerzit e thjesht e me vlere dhe i gezojne njerzit pa vlere

31- Budallenjte dhe idealistet kane ne pasaporte vetem vula votimi, te mencurit dhe pragmatistet, vetem vula udhetimi.

32- Grinden e vriten per toka e territore fise, individe e shtete, nderkohe qe pronari i saje i vertet, Zoti, ua ka dhene te gjithve vetem per perdorim.

33- Hairi i se vertetes eshte denuar perjetesisht me mjerim, sepse pasurine e ka hipotekuar genjeshtra.

34- Me mire mbaje ne shtepi nje pikture te shemtuar se sa nje grua te bukur. E para eshte e imja ndersa e dyta, jo.

35- Njeriu ka qejfe ate qe nuk e bene dote dhe nuk ben dote ate qe ka qejfe.

36- Mashtrimi qe nuk djersit jeton shume here me mire se djersa qe nuk di te mashtroje.

37- Gjysma e politikanve nuk mund te kuptojne injorancen e gjysmes tjeter, sepse vuajne vetem nga kjo diagnoze.

38- Ky vend ka pak burra me vlere dhe shume qe mbajne ere.

39- Cuditem me ndershmerine dhe moralitetin tim te tepruar. Madje kete dobsi me ve ne dukje edhe dashnorja ime e katert.

40- Politikanet ndahen ne dy kategori: genjeshtare te lindur dhe njerez qe lindin genjeshtra.

41- Padija e veshur me pushtet , nuk duket me e rrezikshme se c`eshte, por eshte me e rrezikshme se c`duhet.


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.