Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Per ato qe jane larg Familjeve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7125)


Postuar nga durrsak datë 01 Janar 2005 - 08:52:

Per ato qe jane larg Familjeve, larg Shqiperise.

Ne kete momente te fundvitit 2004 po meditoj per te gjithe ju qe jeni larg familjeve tuaja, larg Shqiperise, larg atyre shokeve dhe shoqeve qe i kishit dikur pjese te jetes suaj. Mall, lot dhe pak trishtim. Ndoshta disa jane duke festuar mes miqsh, te tjeret duke u perpjekur te bejne dicka dhe te tjere qe jaen ne vetmi dhe nuk e ndjejne qe koha po iken. Te ulur para kompjuterit disa presin Vitin e Ri duke shkruar ne forum. Aty po bej pjese edhe vete ne kete momente. Te tjeret qe jane ne Shqiperi ndoshta po ngrejne dolli per shendetin tuaj, lotet e nenave qe nuk i shikojme por qe e di qe po ndodh, ata po lejen bekimet mbi ju te gjithe. Sa do te donin qe te na kishin prane vetes se tyre, te na perqafoni, te na vendosnin ne pjeten tone dicka me shume se te tjeret. Por ja qe kjo nuk mund te ndodhe. Dhe ne qendrojme larg tyre ne vetmine tone duke shpresur se dicka do te ndodhe ne 2005.
Per te gjith ju qe jeni me studime dhe nuk i keni pare familjet tuaja, per te gjithe ju qe jeni emigrante dhe qe ju mundon malli, per te gjith ju qe ndjeheni te vetmuar dhe qe skeni njeri se me ke te trokisni gotat, ju uroj jete dhe fat dhe suksese, ju uroj qe te mendoni me shume per njeri tjetrin, dhe ndersa shkruani ne kete forum te mendoni qe te tregoheni sa me te duruar me njeri tjetrin. JU dua shume te gjitheve dhe e di qe jeni bere pjese e jetes sime. Jeta eshte dhene per tu gezuar prandaj le te perpiqemi qe gezimet qe na mungojne nga e falura e dashurise se miqve dhe familjeve tona te mund ta zevendesojme nga dashurija juaj ketu ne kete forum. Me keni dhene humor kur me ka munguar dhe shprese kur po me humbiste. Per te gjithe ju qe ju mungon vendi ku keni lindur qofte 2005 viti me i mbare per ju. Bekuar qofshi kudo qe shkofshi miqt e mij te dashur.
Sinqerisht
Durrsak


  Gjithsej 48 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.