| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)
Ekonomia
Ndikimi i natyres per zhvillimin ekonomik.
Zhvillimi ekonomik i Shqiperise, Kosoves dhe i trevave te tjera te shqiptare eshte kushtezuar historikisht nga nje sere faktoresh natyror, politike e shoqerore.
Mjedisi gjeografik i trevave shqiptare me te gjithe elementet e tij, si relievin, klimen, bimesine, ujerat etj., krijojne parakushte natyrore mjafte te mira per zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise.
Trevat shqipetare, zene nje pozite gjeografike te pershtatshme ne Ballkan, Mesdhe dhe Evrope. Kjo pozite ka ndikuar tradicionalisht jo vetem ne krijimin e historise dhe te kultures ne trevat tona por edhe ne zhvillimin e tyre ekonomik. Ne permiresimin e gjendjes se sotme politike, ekonomike dhe shoqerore ne tere rajonin tone do te nxirte edhe me mire ne pah rolin e pozites gjeografike ne zhvillimin e tij ekonomik.
Relievi i truallit shqiptar me format e shumta ndikon midis te tjerash edhe ne zhvillimin ekonomik. Zonat fushore si : Ultesira Perendimore, Fushe-Kosova, Rafshi i Dukagjinit, Fushe-gropa e Korces, luginat lumore etj., perbejne zonat me te pershtatshme per zhvillimin ekonomik ne teresi dhe ate bujqesore ne vecanti. Krahas tyre, edhe relievet kodrinore e malore me kushte te mira klimaterike perbejne zona qe jane ose ku mund te kryhet shume mire veprimtari ekonomike, sidomos bujqesore, blegtorale dhe e ekonomise pyjore.
Klima perbene nje nga pasurite natyrore me te rendesishmete trevabe tone e me ndikim te drejtperdrejte edhe ne zhvillimin e tyre ekonomik. Shumellojshmeria e klimes bene te mundur kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore. Pasuria e madhe ujore e trevave shqiptare, me dete, liqene, lumenj, burime etj., ploteson me tej kushtet natyrore per zhvillimin e tyre ekonomik. Kjo pasuri perbene bazen per zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise si: te industrise elektrike, poshkimit, transportit, turizmit etj.
Pothuaj gjysma e trevave shqiptare eshte e mbuluar me bimesi, e cila perben gjithashtu nje faktor te rendesishem natyrot ne zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise, si te industris se drurit, te letres, ekonomise pyore etj.
Te gjithe keta faktore natyrore vecas ose se bashku krijojne kushte shume te favorshme per zhvilliminn ekonomik te Shqiperise dhe te trevave te tjera shqiptare.
| Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.