Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Vdes Papa Gjon Pali II (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7986)
Papa Gjon Pali i II
Duke pare influencen qe Papa ka pasur ne fene e Krishtere dhe ne bote mendova te diskutojme rreth ksaj ngjarje.
Disa nga influencat e Papes jane:
-reformimi i doktrines te Kishes. Ai nenshkroi ndryshimet ne katekizmin qe ben kisha, ose permbledhjen e besimit fetar. Ndryshimi i pare i bere pas 462 vjeteve. Kjo reforme u be edhe per futjen si pjese e doktrines fetare te zhvillimeve moderne dhe qendrimin qe mban Kisha ndaj tyre si psh. qendrimin kundra inseminimit (shtatzanise) artificiale dhe perdorimin e qelizave per Stem Cell Research.
-Papa konfirmoi ne nje predikim ne 1992 qendrimin e kishes kunder abortit dhe euthanasia (me falni po kte se di shqip). Ai gjithashtu ishte kunder denimit me vdekje.
-Shpesh here Papa ka folur kundra mjeteve artificiale per parandalimin e shtatzanise (ilace, prezervativa etc). Ai ka shprehur qendrimin e kishes kunder divorcit, seksit jashte marteses dhe lidhjet homoseksuale. Megjithate Papa ka kerkuar tolerance ndaj homoseksualeve.
-Papa ka refuzuar te lejoje femrat te behen "prifteresha" duke thene qe Kisha duhet te ndjeke udhezimet e Krishtit i cili kishte vetem dishepuj meshkuj. Ai gjithashtu ka refuzuar kerkesa te shpeshta qe te hiqet detyrimi i priftave per te qene te pamartuar.
Si mendoni se do influencoje fene e Krishtere dhe boten vdekja e tij?
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.