Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kuçova rasti unikal në botë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=803)


Postuar nga Keni datë 19 Prill 2003 - 06:28:

Kuçova rasti unikal në botë

Shpesh her studjojme historine e qyteteve te lashte dhe mesojme shume gjera prej tyre. Kjo eshte mese e kuptueshme mbasi kjo eshte historia jone, eshte kultura jone e pasur, e trashguar prej qindra mijra vjetesh.
Por nderkohe nuk duhen haruar dhe qytetet e rinj, te cilet kane edhe ata historine e tyre, te shkurter por faktike, nga njehere mjaft interesante, aq sa dhe mund te habisin.
Beni krahasimin midis dy qyteteve fqinje, Beratit dhe Kuçoves. Berati, qyteti jon nga me te lashtet, festoj 2400 vjetorin e jetes se tije, me nje histori shume te pasur. Eshte nje nga qytetet me te cilin krenohet populli yne. Prane tij, fqinj me te, Kuçova, vetem 11km. large me rruge ajrore, qytet me histori mjaftete re, vetem 100vjecare.
Historiku i Kuçoves, po te shkruhet, eshte i shkurter, megjithate ai ekziston, nje pjese e te cilit eshte mjaft interesante. Per kete pjese do ju tregoj me poshte dhe jo me kot shkruajta qe Kuçova eshte rasti unikal ne bote. Jame i bindur se kur ta lexoni do te me jepni te drejte. Per kete qellim kame shfrytezuar kujtimet e mia, te dhenat e marra nga biseda me veterane te qytetit dhe pak documenta qe kam mundur te gjej.
Emri i Kuçoves eshte emri i vjeter i qytetit. Keshtu quhej fshati qysh ne krijimin e tij. Por ne pikepamje te dinamikes se emrit, ky qytet ndofta mund te jetera rasti me unikal ne bote. Ky emer ka ndryshuar jo pak here dhe qytetit i jane vene emra qe kane patur jeten e shkurter, por edhe emra qe kane jetuar gjate, me dhjetera vjete.
Deri ne vitin 1930 Kuçova ruante emrin e lindjes me te cilin e kishte pagezuar kumbari "popull".
Ne vitet 1930-1945 qytetit iu ndryshuan disa emra, ndryshime keto qe nuk i bente kumbari "popull".
Me ardhjen e italianeve ne vitin 1925 dhe zbulimin e naftes, ne vitin 1927 qyteti u quajt nga italianet " Vajguras". Ky emer nuk ishte vetem per tu thirrur qyteti por ai u be edhe zyrtar.
Ekzistojne dokumenta ku ky qytet quhej me emrin " Vajguras".
Rreth vitit 1938 po italianet qe i vune emrin e pare, filluan ta quanin tani qyteti " Devole", kjo ngaqe qyteti ishte prane lumit Devoll. Me sa duket tani sikur nuk po i'u pelqente emri i pare.
Mbas fillimit te luftes se dyte Boterore dhe pushtimit ushtarak te Shqiperise nga Italia, qytetit iu ndryshua perseri emri. Duçja, per te nderuar dhendrin e tij , kontin Ciano, urdheron qe qyteti te quhej " Ciano". Keshtu filluan ta therrisnin qytetin italianet qe punonin ne Kuçove. Por me kete emer nuk ishin dakord banoret vendas te ketij qyteti dhe ata u perpoqen qe t'i kunderviheshin ketij emri. Rasti iu dha. Ne shtator te vitit 1943 u vra ne lufte Tafil Skendo . Mbas kesaj ngjarje banoret vendas filluan ta therasin qytetin e tyre me emrin " Tafil Skendo". Ende edhe sot nje lagje e ketij qyteti mban emrin " Tafil Skendo".
Me clirimin e vendit, qyteti mori perseri emrin e origjines,"Kuçove".
Por nuk ishte e thene te qendronte perseri emri i lindjes . Me 10 Korrik 1951 nje "pseudo kumbar" i quajtur " politike" perseri ia hoqi emrin qytetit dhe e quajti ate qyteti " Stalin". Ky emer nuk qendroi per pak kohe, por plot 4 dekada.
Ne vitin 1992 populli i Kuçoves e nxori perseri emrin e qytetit te vet nga skutat ku e kisht ruajtur me kujdes, u shkundi atij pluhurin dhe e vendosi ne vendin e vete, ndofta per mos ta levizur me ate askush.
Ndiqni me kujdes dinamiken e emrit te ketik qyteti nga lindja dhe deri sot brenda nje shekulli:
Kuçove - Vajguras - Devole - qyteti "çiano" - qyteti "Tafil Skendo"-
Kuçove - qyteti "Stalin" dhe se fundi perseri Kuçove.
A nuk eshte me te vertete nje rast unikal?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.