Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Xhorxh Gordon Bajron (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8416)
Xhorxh Gordon Bajron
Xhorxh Gordon Bajron (George Byron) lindi ne Londer me 22 janar 1788 ne nje familje aristokrate te varferuar. Me 1801 Bajronin e derguan ne Harrow, ne shkolle, ku studjoi gjuhet greke e latine, historine dhe letersine angleze. Ketu ju spikaten ato cilesi te karakterit qe i ruajti gjithe jeten: serioziteti dhe zotesia te mendohej thelle mbi ngjarjet e jetes; dhe bashke me keto: gezimi, vrulli shpirteror e temperamenti i zjarrte.
Me 1805 Bajroni hyri ne Universitetin Kembrixh (Cambrige). Kur ish akoma student boroi vjershat e para lirike te tijat "Oret e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtareve "Edinburg Reviu", i beri nje kritike pa meshire. Poeti i ri iu pergjigj me satiren "Kengetare angleze e skoceze", ne te cilen sulmoi ashper letrsine angleze te asaj kohe dhe gati gjithe poetet e njohur, sidomos ata te "shkolles se liqenit". Bajroni u nis per udhetimin e tij te famshem drejt Orientit. Pasi Portogaline e Sapanjen Perendimore, lundroi prej Gjibraltarit per ne Malte. Ku vendosi te shkoje te vizitoje Shqiperine, i shoqeruar nga Kam Hobhauz.
Gjate udhetimit shkrtoi nje ditar ne vargje, te cilen e pagezoi me titullin "Shtegetimi i Çajd Harolld".
Nderkaq, sukses te madh letrar paten poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi nje gjini te veçante te poemes romantike, me figura karakteristike te heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluares, prej jetes se viseve ekzotike te Lindjes.
Ideja e luftes kunder reaksionit, politike e letrare, ideja per liri politike pershkojne nje varg te vjershave lirike ne periudhen e pare te krijimtarise se Bajronit. Te tille jane: "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizites se Princit-regjent ne varrin e mbretit", etj.
"Shtegtimi i Çajlld Harolldit" eshte puna letrare me e madhja e Bajronit. Vete autori thote ne dedikimin e kenges se katert se eshte "me e gjata, me e menduara dhe me e kuptuara nga hartimet e mia".
Bajroni vdiq ne moshen 36 vjeç, te vitit 1824.
Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.